osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha mposht me dhunë reformat e SHBA! Gjykata në gjunjë nga presionet e personazhit “non-grata”: Nxjerr nga burgu dhëndrin e tij pa asnjë provë të re justifikuese

Sali Berisha mposht me dhunë reformat e SHBA! Gjykata në gjunjë nga presionet e personazhit “non-grata”: Nxjerr nga burgu dhëndrin e tij pa asnjë provë të re justifikuese

Në të gjithë historinë e tranzicionit shqiptar, politikani që i ka vënë flakën vendit sa herë ka patur hallin e vet ka qenë dhe mbetet ish-kryeministri Sali Berisha. Ai, në çdo rast që e ka parë punën pisk, është ngritur dhe ka djegur Shqipërinë për të shpëtuar veten dhe familjarët e tij.

E ka bërë për të mbrojtur apo marrë pushtet deri dje, po e bën për t’i ikur drejtësisë sot duke kërkuar një 97’ të dytë. Që kur mori informacione se SPAK po i trokiste në derë dhe në fund arrestoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin dhe i bllokoi pasaportën duke i vendosur masë sigurie detyrim paraqitje, ai shkaktoi dhunë dhe i vuri zjarrin Kuvendit, kërcënoi gjyqtarë e prokurorë duke vënë në lëvizje gjithë njerëzit e tij.

Ditën e djeshme u tregua se një pjesë e planit të tij, atë që di të bëjë më mirë, kaosi dhe dhuna, funksionoi. Jamarbër Malltezi lirohet nga burgu dhe vendoset me masën arrest shtëpie. Ky vendim tregon një gjunjëzim të drejtësisë së re të mbështetur fuqishëm nga SHBA-BE. Madje amerikanët kanë hedhur shuma marramendëse parash që ajo të jetë e pavarur. Por ky vendim të lë një shije të hidhur.

Del nga burgu Jamarbër Malltezi

Teksa Berisha kërcënonte duke sulmuar si dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, ashtu edhe gjyqtaren Irena Gjoka, beteja ligjore me shkresa e kundërshkresa vazhdonte derisa çështja përfundoi në Apel, ku gjykata si rrallëherë vendosi zbutje të masës së sigurisë, duke çuar në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin dhe duke lënë në fuqi detyrim paraqitjeje për Sali Berishën, masë që deri më tani organet e reja të drejtësisë nuk po e zbatojnë dot.

Vendimi për Malltezin dhe Berishën është marrë nga një trup gjykues që drejtohej nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Por, ku ndryshon dosja ndaj Jamarbër Malltezit nga dosjet e tjera kur masa e sigurisë në Apel është lënë po arrest me burg, ashtu si shkalla e parë? Lista e ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve që vijojnë të qëndrojnë në qeli me akuza edhe më të lehta se ato të Jamarbër Malltezit është e gjatë.

Nga Vangjush Dako, Safet Gjici e deri te Fredi Beleri. Që të tre këta akuzohen për vepra penale më të buta se akuza për pastrim parash dhe megjithatë kërkesat e vazhdueshme për zbutje të masës së sigurisë kanë hasur në refuzimin e gjykatave. Çfarë ndryshon që në rastin e Jamarbër Malltezit u zbut masa e sigurisë, ndërsa në tre rastet e tjera jo? A ka më shumë rrezikshmëri për t’u arratisur Vangjush Dako, Safet Gjici e Fredi Beleri se Jamarbër Malltezi?

Për këto pyetje, vështirë të thuhet se po, ndaj më shumë se sa ndjekja e një standardi duke u nisur nga provat e akuzat gjykata në rastin e Jamarbër Malltezit është dorëzuar përballë presionit e dhunës në publik të Sali Berishës.