Historia e filmit “Vdekja e Kalit”, nuk është një film, por një realitet i hidhur, që e gjen ngado që të hedhësh sytë, në sallat dhe foltoret, ku komisarët, sekretarët e byrosë apo sekretarët e rinisë janë deputet, ligjbërës apo ligjvënës dhe jetojnë aq keq, sa Hoxha do e kishte zili salltanetin e tyre.
Imagjinoni sekretarin e byrosë Sali, kur fliste për armikun e klasës, për prishjen e kishave dhe xhamiave apo shfaqet e huaja të rinisë studentore.
Të jeni të sigurtë, se në çantë përveç bisturisë kishte dhe gërshërë, për të qethur e poshtëruar studentët, që simpatizonin botën e “kapitalistëve gjakpirës”… të klasës punëtore.
Kurse sekretari i rinisë ishte më i rrezikshëm, sepse përveç propagandës për të ardhmen e komunizmit, duhet të spiunonte çdo ditë tek partia sjelljet e dyshimta të shokëve dhe shoqeve dhe shfaqjet e huaja të vajzave dhe djemve të infektur nga virusi i “moralit borgjez”.
Të gjitha këto i bënte për karrierë dhe dekorata, që nuk kërkonin shumë mundim, vetëm sa më shumë spiunim dhe kjo stërvitje e rrezikshme, u është shpërblyer në demokotësinë, që lejuam të ndërtohej në vend, nga rraca e këtyre bastardëve.
Ndaj Sali Berisha, Ilir Metaj dhe gjithë kolegët e tyre në politikë, të ardhuar nga ai sistem nuk janë fajtor, sepse e kanë trashëgimi gjenetike “spiunllëkun”, por fatkeqësi e madhe është përulja masive e të vuajturve, që i shohin si engjëj persekutorët, madje u puthin dorën dhe këmbët dhe u ka mbetur vetëm tu thonë…sa mirë bëtë që na vratë e na copëtuat, sepse nuk u bëmë si ju, bastard komunist, që sot jetoni si në ëndërra, por ndenjëm varfanjak… të persekutuar!
Ky “biçim milet” që vazhdon të mos ndryshoj, më e pakta që duhet të bëj, është të ndjek çdo natë familjarisht filmin “Vdekja e Kalit”, që të mos munden t’i shikojnë në sy fëmijtë e tyre, kur të dalin për të “puthur” si demokot Saliun, Tritanin, Ilirin apo Vasalin, si vasalë të trembur të demokracisë qesharake. /Ekskluzive.al
Pjesë nga shkrimi i gazetarit Anri Bala: Shikoni filmin “Vdekja e Kalit” me fëmijët në darkë… kur shkoni të puthni “salirat”, “ilirat” apo këllirat!