Afera e grabitjes së terreneve të ish-klubit “Partizani” duket se po shkon drejt fundit të hetimeve. Pak ditë më parë kanë dhënë shpjegime para prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ish-ministrat e qeverisë “Berisha 2”, ndërkohë që të vetmit që nuk janë thirrur për të dëshmuar për këtë megagrabitje janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Por “livadhisja” e këtyre të fundit pritet të zgjasë pak, pasi gazeta ka mësuar se në ditët në vijim Berisha dhe Malltezi pritet që të thirren për të dëshmuar në SPAK, lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Kjo lëvizje pritet që të prishë disi humorin e dyshes Malltezi-Berisha, për shkak se ata akuzohen nga mazhoranca se kanë tjetërsuar terrenet sportive në mënyrë korruptive. Nëse këto akuza rezultojnë të vërteta, atëherë Berisha dhe dhëndri i tij pritet të merren të pandehur nga SPAK.
Më herët, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është parë Fatmir Mediu, i cili është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi ‘Partizani’.
Ndërkohë në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, pas përfundimit të marrjes në pyetje, Mediu tha se është thirrur si deklarues për një hetim që është interes i SPAK, duke mos dhënë detaje për dëshminë e tij.“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni për një hetim që është interesi i SPAK, do ruaj konfidencën e dëshmisë. Jam thirrur si deklarues”, u shpreh Mediu pak ditë më parë.
dashuri i Kate për të cilin Princi William ka qenë shumë xheloz dhe e ka pasur shok të ngushtë. Publikohet fotoja
Çfarë ka ndodhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”?
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastrim parash. Një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2 duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro, kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.
Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.
Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetëra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarbër Malltezi, dhëndri i ”doktorit”, është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e ” Kompleksit sportiv Partizani ” ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.