osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Sali Berisha kërcënon me “vdekje” gjyqtarët e dosjes së PD

Sali Berisha kërcënon me “vdekje” gjyqtarët e dosjes së PD

Sali Berisha në intervistën e dhënë në televizionin e familjes së vet, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe drejtësinë, sa i përket statutit të PD që ndodhet për gjykim në Gjykatën e Apelit.

Vendimi i Apelit do të përcaktojë se kush ka legjimitetitnë selinë blu.

Por vendimi i pritshëm kundër, duket se ka xhindosur Berishën.

Ai ka kërcënuar Ramën, gjyqtarët dhe Enkelejd Alibeajn.

Berisha tha se beteja për flamur është një betejë për jetë a vdekje dhe se demokratët dinë t’i dalin zot atij.

Sipas Berishës, Rama kërkon të grabisë opozitarizmin dhe ta kthejë PD në një parti 2 përqindëshi.

“Unë shoh Edi Ramën në çdo skemë që bën, e bën për të grabitur zgjedhjet. Do të grabisë opozitën. Do që të asgjësojë PD-në, ta kthejë atë në parti 2%.

Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Ai do të grabisë opozitën. Do që të asgjësojë PD-në, ta kthejë atë në parti 2%.

Nëse na prek flamurin atëherë unë besoj se demokratët do dinë t’i përgjigjen. Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Nuk është flamur për t’u dorëzuar, është një flamur që ka përmbysur komunizmin. Nuk është flamur për t’u dorëzuar apo rrëmbyer.

Një njeri që në mënyrën më të pacipë, shtyn gjyqin tre herë dhe e cakton gjyqin në datën 6 dhjetor, ditën e Samitit dhe ne do t’i përgjigjemi. Beteja për flamurin është e shenjtë. Ne kemi filluar përgjigjet”, deklaroi ai.

Më tej Berisha akuzoi se kryeministrin Rama se ka bërë avokatin e Beogradit, ndërsa sulmoi ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për të cilën tha se shkon nëpër gjykata për të mbrojtur Edi Ramën i cili vetëm ka vjedhur.

“Nëse një ambasador bën tre mbledhje në gjykata për një javë, e bën vetëm se Edi Rama është hajdut se kjo s’mund të ndodhë kurrë. Kjo s’është as në kodin e as në ligjet e saj.

E bën atë se do të mbrojë kalbësirën e Soros. Veprën e zezë të padronit të Ramës, si mund të shkojë sot te një gjykatë e sot tek një tjetër. Ndodh në republikën e atij që ka vjedhur e ka bërë çdo gjë kundër vendit të tij.

Ne po bëjmë gjithçka për të kthyer votën. Besoj se nga vota Shqipëria mund të vendoset në rrugë të drejtë”, u shpreh ai.