Nga “Foltorja” në Fier, Sali Berisha ka treguar par demokratëve përplasjen e tij me miliarderin Georg Soros, të cilit i faturon vendimin e SHBA-së për ta shpallur ”Non Grata”.
“Këtë nismë nuk e kam për vete por për PD-në. Ne kemi një fjalë të urtë, ‘më mirë qiri i fikur, sesa qirti i fëlliqur. Po pse erdhi ky vendim.
Në letrën që i ka shkruajtur vetëm një orë pas vendimit, i shkruaj zoti sekretar kjo është vepër e Soros, korruptorit kryesor të politikës, njeriut që ka lidhje të panumërta.
Por ç’kishte Soros me Berishën? Ai harton në Beograd projektin në pamje të parë të ndryshimit të kufijve, në të vërtetë të shpërbërjes së Kosovës. Ishte dhënë para e madhe dhe gojët ishin mbyllur.
Por goja ime nuk mbyllej kurrë. Unë e kundërshtova ata që paraqiten në konferenca shtypi projektin ua bëra të qartë që kjo ëshë tradhti e lartë kombëtare.
Më akuzuan për konspiracion, ndaj politikës së jashtme të SHBA. Pasi dëhstuan me këtë nxorën mini-Shengenin. Ishte vendosja e hegjemonisë serbe në rajon,” tha Berisha.