Sali Berisha kishte një ftesë për të gjithë shqiptarët, që të bashkohen në protesta. Nuk është asnjëherë vonë, tha ai, duke bërë thirrje për mos bindje civile.
Berisha: Kjo është një qeveri e bazuar në skandale. Duke filluar nga kjo javë taksat e banesave të tyre rriten me 100%. Të tjerë që i kanë pas 1993 rriten me 50%. Një rritje nga më absurdet. Sot shqiptarët paguajnë naftën. Në Austri 1.1 euro nafta. Në Shqipëri është 1.8 euro. Francezët u ngritën për 6 cent, kurse këtu nuk u ngritën për 27 cent që rriti taksën e qarkullimit. Por vonë nuk është kurrë. Më mirë vonë se kurrë, ndaj shqiptarët janë të ftuar të mbushin sheshet në mosbindje civile dhe të çlirohen nga një i sëmurë psikik, i cili nuk ka asnjë lloj dhuntie tjetër përveç mashtrimit.
Mashtruesi kur u largua nga pushteti na e la naftën me 200lek litri dhe ♪5mimi i sotëm është ai i vendosur nga qeveria e tij me tarifa që ka ngjyrosje e deri tek taksa e qarkullimit.
Berisha tha se Rama bën sikur ndihet komod me Bashën, por në të vërtetë, ai ka filluar të ketë frikë nga kreu i PD.
Berisha: Rama ka filluar të ketë frikë Lulin. Rama midis vlerave të qytetërimit perëndimor dhe veseve lindore, Rama është i zierë me vese lindore. Në këtë kontekst, nëse Rama tani bën një deklaratë të tillë unë siguroj që ai ka filluar të ndjejë frikën e Lulzim Bashës. Do të paraqesë sikur vërtet është komod me Bashën, por duhet lexuar e kundërta. Ai ka filluar të ketë tmerr nga Lulzim Basha.
Berisha ose ka filluar të bëjë rolin e kllounit ose ka rrëshitur, sepse dordoleci që drejton PD nuk vlen as për të trembur zogjtë nëpër ara.