Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Ora e Betit” se ka kaluar Covid-19 dhe se ka bërë dy doza të vaksinës.
Por Berisha tha se është kategorikisht kundër vaksinës me detyrim.
“Unë e kam kaluar Covidin dhe kam bërë 2 vaksina. Unë duhet të them se nëse jam një njeri bën çdo vaksinë, që i konsideroj vaksinat si një mrekulli të njerëzit, por jam në mënyrë kategorike të detyrimit, për vaksinën. Kjo pasi, nuk duhet harruar se çfarë është njeriu në fund të fundit.
Janë shumë persona që e konsiderojnë vaksinë si një agresor të rrezikshëm. Të gjitha argumentet që ne mund të japim, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijmë t’i bindim, për të futur një agjent në trupin e tyre. Unë mbetem sa pro vaksinës dhe pro të drejtave të njeriut. Unë jam shpallur non grata për shkak të Sorosit”-deklaroi Berisha