Sali Berisha duket se po degradon përditë e më shumë.
Dhe shkak duket se po bëhet rezistenca e Enkelejd Alibeajt, për të mos i dorëzuar Partinë Demokratike.
Ata janë përplasur sërish në mbledhjen e grupit parlamentar, ku Berisha shkon i paftuar, por situata ka tejkaluar çdo imagjinatë në Kuvend.
Sali Berisha është përplasur edhe fizikisht me Alibeajn, duke e përzënë atë nga foltorja e Kuvendit.
Gjithçka ka ndodhur pas fjalimit të Edi Ramës, që e quajti Berisha një personazh të vdekur politikisht dhe me të cilin PS nuk do të ketë më asnjë kontakt me të dhe me PD, nëse ai merr drejtimin e PD-së.
Pasi përfundoi fjalimin Rama, në foltore ka shkuar Alibeaj, të cilit iu dha fjala nga drejtuesja e Kuvendit.
Por aty ka mbërritur edhe Berisha, që ka kërkuar të marrë fjalën me forcë, para Alibeajt.
Dhe ndryshe nga herët e tjera, kur përdor Flamur Nokën për sherre, këtë radhë e ka shtyre vetë Alibeajn, i cili është larguar pasi ka rezistuar për pak, në mënyrë që situata të mos degradonte edhe më keq.