osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha do të ekstradohet në SHBA?! Avokati hedh “bombën” e re, zbulon lëvizjen e fundit të amerikanëve

Sali Berisha do të ekstradohet në SHBA?! Avokati hedh “bombën” e re, zbulon lëvizjen e fundit të amerikanëve

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka paralajmëruar se Sali Berisha mund të ekstradohet në Uashington nëse vijon me sjelljet anti-amerikane. Sali Berisha ditët e fundit ka shpërthyer në sulme e ofendime ndaj ambasadores Yuri Kim. Si duket Saliu e di se nuk po çan dot bllokadën dhe i hakërrehet ambasadores. Kjo e fundit e cilësoi si një zjarrvënës pak ditë më parë dhe kjo e ka alarmuar “non gratën”.

Në një intervistë për gazetën “SOT”, Ngjela theksoi se Berisha mund ta pësojë si ish-presidenti Kosovës Hashim Thaçi, që po gjykohet në Hagë. Teksa shtoi se sa më shumë të vazhdon me këto sulme ndaj Amerikës, aq më shumë shkon drejt ekstradimit. Ndërkohë, avokat Ngjela është ndalur edhe tek lajmi që DEA ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë.

Ai e konsideron këtë si një veprim të amerikanëve për të mbledhur dëshmi për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas avokat Ngjelës, SHBA-të i ka të gjitha informacionet mbi krimet në Shqipëri përmes përgjimeve të CIA-s, por tashmë kërkon që procesi të kalojë në gjykatë dhe i nevojiten dëshmi.

-Zoti Ngjela, bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi është vënë në qendër të akuzave dhe debatit mediatik, pasi rezulton se është përfshirë në pazare dhe afera me oligarkë rusë të sanksionuar nga SHBA. Vetë zonja Kryemadhi i mohon akuzat dhe akuzon Ramën, e madje izraelitet se i kanë bërë këtë proçkë dhe sajuar këtë histori. Tani pyetja ime është a është e lidhur Kryemadhi dhe Meta me rusët? Pse ky afrimitet me Moskën?

Po shenja kanë pasur, unë i kam deklaruar edhe në gazetën tuaj, por këto tani nuk janë çështje marrëdhënieje por janë çështje krimi dhe nuk flasim dot nëse nuk e heton SPAK-u. Të gjitha mendimet akuzatore që vijnë jashtë organeve gjyqësore janë pa vlerë, faktet kemi të drejtë ne që ti paraqesim në opinion, pastaj nëse ato fakte përbëjnë krim ose jo atëherë e dinë organet e drejtësisë. Nëse e merr SPAK ka vlerë juridike të një shkelje që shkon drejt krimit.

-A duhet SPAK të nisë hetimet për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi?

Duhet që të bëhet denoncimi në SPAK njëherë dhe atëherë SPAK e ka të detyruar që të nis një hetim.

-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim këtë javë gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” iu bëri thirrje shqiptarëve të distancohen nga Sali Berisha dhe të mos e votojnë atë, pasi është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, zonja Kim akuzoi Berishën se është përfshirë ne korrupsion domethënës dhe e krahasoi atë me një zjarrvënës që i ka venë zjarrin Shqipërisë. Keni një koment?

Ajo i nxori faktin kryesor që është non grata, dhe tha ju jeni aleatë të Amerikës, ai nuk lejohet të hyj në Amerikë, tani cfarë zgjedhje do bëni me atë. Po opinioni publik duhet që të ndjek interesin amerikan, sepse ne jëmi një shoqëri në shekuj e kërcënuar nga sllavët edhe tani jemi edhe ne edhe Kosova, atëherë kush ku është pika e garancisë tonë, tek SHBA. Kush është ky që del kundër Amerikës, për kë ka luajtur ky për ne apo për sllavët. Por, nëse Berisha ka shkelur rëndë ligjin amerikan është mirë që ta ekstradojnë.

-Pra nëse ka shkelur ligjin po thoni mund të ekstradohet?

Po nëse ka shkelur ligjin amerikan patjetër që do të shkoj drejt esktadimit. Pse a nuk shkoj Thaçi?

Po ai deri sa është i acaruar dicka di ky që kanë ata për atë, prandaj duhet të shohim si do të shkoj hap pas hapi.

-Megjithatë edhe Berisha nuk ka mbetur pas, pasi është hedhur në sulme dhe ka hedhur akuza të forta në adresë të ambasadores Yuri Kim. Keni një koment?

Çfarë tregon konflikti agresiv i Sali Berishës kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonjës Juri Kim? Në substancë, tregon frikë. Saliu tani është njëlloj si ai i vetmuari që bërtet nga frika duke kaluar pyllin. Se mendon që kështu po tremb ata që do mund ta sulmojnë.

Por… Ndërkombëtarisht kjo klithmë frike e Sali Berishës shtë një njollë turpi për Shqipërinë. Sepse Saliu, jo vetëm që nuk ka asnjë provë për ato që thotë, por edhe sepse një person i njohur botërisht si individ i korruptuar, po kërkon të mbrojë veten duke menduar se, me gënjeshtrat e tij kundër Amerikës, do t’i humbasë ekuilibrin politikës amerikane. Mos u lodh kot, o Sali! se për këto provokime antiamerikane, politika amerikane bën tallje dhe krijon komedi tavolinash kundër një të korruptuari në Shqipëri.

Pse? Sepse e kupton që Saliu po kërkon që të fillojë një proces penal kundër tij për shpifje kundrejt ambasadores Yuri Kim, dhe këtu ai të nisë me pasion retorikën e tij shterpë për ta nxjerrë veten si viktimë. Gjë e cila nuk mund të ndodhë. Por, Saliu ndërkohë ka pësuar edhe një humbje ekuilibri mendor që i ka ardhur nga retorika brilante e ambasadores amerikane kundër tij me fabulën e djegies së pyllit. Ishte shumë e bukur dhe e gjetur për të treguar artistikisht se kush është Sali Berisha. Por ama, duhet të kujtohemi se Saliu ka humbur ekuilibrin mendor në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka frikë dhe nuk di të mbrohet për akuzat që i janë ngritur atij për korrupsion të lartë nga pushteti gjyqësor amerikan. Por, duhet të kujtohet se amerikanët kanë shumë prova kundër tij. Të gjitha këto vijnë nga korrupsioni masiv i politikës në Shqipëri. Dhe prandaj, si pasojë, ndërkohë në Shqipëri është formuar një front prorus i drejtuar nga fluksi i të korruptuarëve që janë ish pushtetarë të lartë në qeveritë shqiptare. Gjithsesi ky fakt nuk mund të mendohet se përfaqëson një vijë të fortë në politikën e lartë aktuale të Shqipërisë. Por të korruptuarit që kanë vjedhur shqiptarët kuptohet se nuk kanë lidhje me Shqipërinë.

-Keni një koment për prezëncën e DEA në Shqipëri?

Shiko, amerikanët i kanë të gjitha, por nuk i kanë mbi baza dëshmie, por i kanë nga shërbimet sekrete. Kjo do t’u japë mundësi shqiptarëve të krijojnë një opinion të ri për shtetin, pasi janë pesimistë të gjithë në lidhje me sundimin që iu ka bërë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kërkojnë burime të drejtpërdrejta, jo përgjime. Çfarë i dini ju policitë sekrete?

Vesh gjigandë, por me ato ata bëjnë politikën. Kjo tregon se ata e dinë të vërtetën, por duan të shkojnë drejt një procesi gjyqësor. Në vija të përgjithshme kështu mendoj. Është një lëvizje e re kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është ndjekur kjo praktikë te aleatët, çfarë ka hequr Amerika me këta. Korrupsioni ka qenë dhe mbetet sëmundje botërore, vetëm Perëndimi ka larë hesapet dhe nuk e ka korrupsionin fenomen, por krim si të gjithë të tjerët.

– Si ju duket bashkëpunimi Meta-Berisha. Pse ata janë bërë bashkë dhe a do kenë sukses me 14 maj, siç premtojnë dhe përbetohen çdo ditë?

Ata vetëm kanë dëmtuar Partinë Demokratike, nuk fitojnë. Saliu donte të dëmtonte Partinë Demokratike për ti thonë amerikanëve që kjo është e imja dhe unë kam opozitën me vete, ju bëni çfarë të doni. Po kjo është mendjelehtësi, sepse amerikanët nuk duan ta dinë se çfarë opozite ke ti me vete nëse ti ke shkelur ligjin amerikan. E kanë nxjerr non grata për korrupsion dhe Saliu nuk u paraqit dot në një gjykatë amerikane që të rrëzonte dekretin e non gratës dhe tani dekreti ka marrë formën e prerë në bazë të ligjit amerikan.

Pra, koha e ka likuiduar Saliun si të korruptuar nga politika, dhe ai po shpenzon shumë para e po mundohet tani që, në zgjedhjet e majit të këtij viti, të nxjerrë sa më shumë kryetarë bashkish. Dhe e do këtë, sepse ai mendon që me ta mund t’iu thotë amerikanëve që “shqiptarët janë me mua”. Por, pyetja që mund të ngrihet këtu është kjo: mirë, nëse i merr kryetarët e bashkive që kërkon, por, po nuk mori asnjë kryetar bashkie, a do ta japë dorëheqjen nga politika si kryetar i rithemelimit?

Jo. Sepse Saliu ka një mbrojtje të vjetër gënjeshtare: ai do të thotë sërish si edhe në rastin e humbjeve të tjera: “socialistët na vodhën votat”. Dhe Saliu do të bëjë dhe një ose dy revolta të kota në bulevardin e madh të Tiranës, e do të vijojë avazin me Partinë e Lirisë dhe me grupin e rithemelimit. Asgjë. Një komedi kjo. Po pse, ende nuk e keni kuptuar që Saliu i shkretë tani është kthyer në një komedian të mirëfilltë?!

Intervistoi: Sidorela Braçja