Sali Berisha po tenton t’iu hedhë hi syve shqiptarëve, pasi çdo ditë po sajon gënjeshtra dhe mashtrime, për të treguara se është i pastër dhe shpreson që në një të ardhme t’i hiqet statusi ‘Non Grata’ që i ka vendosur Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), më 19 maj të vitit 2021.
Dje, në një intervistë televizive, ai pretendoi se amerikanët kanë gabuar ndaj tij, dhe se do pendohen ashtu siç ndodhi me kryeministrin indian Narendra Modi. Berisha tha se edhe Modi dikur është shpallur “Non Grata” nga DASH, por që më pas Amerika e anuloi këtë vendim. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe dhe se gjithçka që ka deklaruar ish-kryeministri Berisha dje në mbrëmje është gënjeshtër.
Gazeta ka zbuluar se rasti që përmendi Berisha nuk është i njëjtë, pasi kryeministri indian nuk ka qenë asnjëherë i shpallur “Non Grata”. Atij në vitin 2005, thjesht iu refuzua viza, sepse nuk ndaloi protestat anti-myslimane në bazë të një ligji për lirinë e fesë, duke mos parandaluar dhunën ndërfetare.
Pra, Modi nuk ka qenë asnjëherë person “Non Grata” nga SHBA, ashtu si Berisha pretendon. NdërkohëUashingtoni ja shuar shpresat Berishës dhe këtë gjë e tregojnë faktet, pasi 200 vendime të DASH për shpalljen “non grata”, deri tani nuk ka asnjë zmbrapsje të tyre apo kërkesë falje.
Gënjeshtra e Berishës për takimin me të dërguarin e ambasadës së SHBA
Berisha nuk ndalet me kaq pasi ka lëshuar një tjetër gënjeshtër. Ai është shprehur se ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një person në zyrë, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërkohë që i kishte garantuar edhe largimin e Bashës.
Mirëpo gazeta “Sot” kontaktoi me ambasadënamerikanë në Tiranë, teksa kjo e fundit, jo vetëm që rrëzoi pretendimet e ish-kryeministrit, por u shpreh qartë se amerikanët nuk bashkëpunojnë me një të korruptuar dhe person “non grata”, si Sali Berisha. “Pozicioni i SHBA mbi luftën kundër korrupsionit është i qartë, i palëkundur dhe i pandryshuar. Seksioni 7031(c) i legjislacionit për Buxhetin dhe Operacionet e Huaja prej vitit 2008 i kërkon Sekretarit të Shtetit që të shpallë publikisht ose privatisht ata persona që nuk kualifikohen për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Në një kohë më të afërt, Administrata Biden ka ndërmarrë hapa të mëtejshme për të siguruar llogaridhënien e individëve të korruptuar.
Memorandumi për Studimin e Sigurisë Kombëtare i 3 qershorit 2021 theksonte se Shtetet e Bashkuara e shohin luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Urdhri Ekzekutiv i Presidentit i 8 qershorit 2021 përforcon përpjekjet e SHBA që personat përgjegjës të japin llogari për veprimet e tyre, duke përfshirë nëpërmjet dizenjimevee (shpalljeve).
Ne kemi bërë të qartë si nga Uashingtoni edhe në Tiranë se nuk do të kemi marrëdhënie me persona të shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.” FaleminderitZyra e Marrëdhënieve me Publikun”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA në Tiranë për gazetën “SOT”. Pra, në të dy rastet Sali Berisha duket qartë që gënjen dhe më shumë i po ngjason me një të mbytur që përpiqet të kapet pas fijes së barit.
Ja Berisha mashtroi me rastin e kryeministrit indian
Në vitin 2005, SHBA i refuzoi vizën amerikane Narendra Modit, në atë kohë drejtues i rajonit të Guxharatit në Indi. Ambasada Amerikane në Indi i përmendi si argument Aktin e Emigracionit dhe Kombësisë që “ndalon pajisjen me vizë amerikane çdo zyrtar që është përgjegjës ose që ka kryer në një kohë të caktuar shkelje të rënda të lirisë fetare”. Bëhet fjalë për vitin 2002 kur në shtetin e Guxharatit shpërthyen trazirat fetare mes hinduve dhe myslimanëve, ku humbën jetën 1044 persona, nga të cilët afro 800 ishin myslimanë.
Ngjarja që “damkosi” Modin ishte vdekja e 60 pelegrinëve hindu në një tren, i cili u përfshi nga flakët në afërsi të Godhras. Kryeministri i sotshëm i Indisë akuzoi myslimanët se kryen akt terrorist me prapavijë fetare. Më pas, Gjykata Supreme e Indisë hapi një proces gjyqësor ndaj Modit lidhur me vdekjen e 60 hinduve bë Godhras pasi organi i akuzës e konsideroi Narendra Modin si përgjegjës për keqnmenaxhimin e sigurisë dhe rendit në rajonin e Guxharatit. Më pas, trupa gjykuese nuk gjeti asnjë shkelje nga ana e Modit.
DASH: 200 shpallja “non grata”, asnjëtërheqje
Ambasada e SHBA ka publikuar të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit për personat e shpallur “non grata” nga Amerika.Në një raport të publikuar bëhet me dije se numri i personave të shpallur “non grata”, kryesisht për korrupsion është mbi 200. Ndërkohë, në këtë raport theksohet se nuk ka asnjë kthim vendimi apo falje për personat e shpallur non grata.Publikimi i këtyre shifrave, mesa duket është një përgjigje për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak kohe më parë.Ky qëndrimi ambasadës vjen pak ditë pasi vetë Berisha kërkoi nga Departamenti Amerikan i Shtetit rishikim të vendimit për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.Nxjerrja e shifrave i jep përgjigjen e qartë Berishës, se nuk ka gjasa të ketë një rikthim të vendimit të shpallur ndaj tij.