Avokati Saimir Vishaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se është hera e parë që merret një goditje kaq e fortë nga një organ procedues.
“Unë vajta 33 vjet në këtë punë nuk kisha parë një drejtori policie në formën e një kinemaje. Kjo është e turpshme.
Nuk mund të kemi frikë ne nga kameramani, nga gazetari, por kam parë të mbuluar me perde një drejtori që mund të mos ishte dhe pjesë e këtij operacioni sepse aktualisht në rrugën ‘Mine Peza’ funksionon një institucion i paraburgimit i ri ku të gjithë personat që arrestohen apo ndalohen apo shoqërohen shkojnë direkt te ky burg dhe nuk ka përse drejtoria e policisë, ka arrestuar dhe grupe të strukturuar kriminal dhe njerëz të rrezikshëm dhe nuk është mbuluar asnjë me perde.
E dyta, është e detyrueshme që zoti Dako dhe uroj që brenda 3 ditëve ai të njihet me vendimin, nuk ka asnjë akuzë sepse kam dëgjuar nga gazetarët se ka akuza për shpërdorim detyre apo falsifikim, nuk ka asnjë akuzë.
Mund të ketë një vepër penale, akuza ngrihet pas disa muajsh, por jo më shumë se një vit, pra do kemi kohë të njihemi me akuzat,” – u shpreh Vishaj.