Në këto momente ende pritet që gjyqtarët të japin vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri tek K.rimet e Rënda.
Avokati i njohur Saimir Vishaj sqaron se në gjykimin e shkurtuar nuk do të thotë që pranohet fajësia. Ai shprehet se edhe nëse sot do të shpallet fajtor, Saimir Tahiri nuk do të a.rrestohet.
“Ky vendim sot nuk nis pasojat juridike sepse sërish ai do të ketë cilësinë e të pandehurit edhe sikur të marrë pafajësi dhe pafajësi. Vetëm kur vendimi merr formë të prerë.
Nuk ka asnjë a.rrestim sepse ka një masë sigurie që ka efekte juridike derisa vendimi të marrë formë të prerë.
Në rastin konkret, 15 ditë pasi të shpallet ose në rastin e Gjykatës së Posacme 45 ditë pasi të zbardhet.”- tha Vishaj.
Prokuroria kërkoi 12 vite b.urg për Saimir Tahirin, ndërkohë ish-ministri i Brendshëm kërkon pafajësinë.