Një tjetër dramë njerëzore, ku varfëria është ulur këmbëkryq është publikuar sot nga kryeministri Edi Rama.
Protagoniste është bërë një familje e varfër nga Postriba e Shkodrës me 7 fëmijë, të cilës iu premtua se do të bëhet me shtëpi të re.
“MIRËMËNGJES —
dhe me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në ‘Facebook’.
“Mirë se erdhe, sa shumë të kemi pritur”, kështu e pret mes lotësh më e moshuara e familjes Shabaj, ndërsa Rama i puth asaj duart.