Sali Berisha, duke folur nga sheshi “Wilson”, tha se Zoti ishte me ata.
“Zoti është me ne. Edhe ky shi ishte dhuratë për ne. Kaluam me sukses këtë provë. Përgatitemi për vitin që vjen.
Nuk ndalemi gjer në largimin e kësaj qeverie dhe vendosjen e qeverisë teknike. Nuk ka asgjë të pamundur që ne nuk e kthejmë në realiet. Përgatitemi për betejën tjetër.
I urojmë besimtarët e krishterë një Krishtlindje të bukur. Lindja e Krishtit është gjithnjë urim i pashtershëm frymëzimi për njerëzit që luftojnë të keqen.
Ne të keqen po e luftojmë. Do shkoj të shoh në spital nënkryetarin e Parlamentit që e kanë lënduar deri në atë shkallë sa të shkojë në spital.
Është një akt kriminal, i projektuar nga Edi Rama dhe ai Ervini me 3 mbiemra. Do ju informoj shpejt se çfarë përfaqëson ai dhe do merrni të vërteta të hidhura për të. Ai e ka vendin në burg për shumë kohë.
Ka punuar dhe në administratën e PD-së. Ka kusure, është delinkuent. Ai merret me këto vagabondazhe. Të shumënatyrshme. Nga Priska gjer në Vorë është territori ynë i betejës. Nga Qafë Priska përtej Surrelit”, tha Berisha.