Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede paralajmëroi ditën e djeshme se një tjetër shkrim do të publikohej së shpejti prej tij për shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës, konkretisht nga kryetari i Bashkisë Vangjush Dako me Astrit Avdylin gjatë fushatës elektorale të vitti 2017.
Peter Tiede ka publikuar ditën e sotme një bisedë mes Dakos, Avdylajt dhe një biznesmeni të quajtur Vath Alla ku këta të fundit ndodhen në zyrën e regjistrimit të pronave e bisedojnë për t’u takuar në Ishëm.
Në statusin ironizues që ai publikoi për kryeprokuroren Arta Marku, të shumta kanë qenë edhe komentet negative kundër tij.