osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sa është borxhi i jashtëm i Shqipërisë?

Sa është borxhi i jashtëm i Shqipërisë?

Borxhi i jashtëm ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë këtij viti, megjithëse i matur në raport me Produktin e Brendshëm Bruto rezulton në rënie.

Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë shënoi vlerën 10,182.6 milionë euro në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, me një rritje rreth 3.2%. Zgjerimi është kryesisht nga emetimi i Eurobondit prej 600 milionë eurosh në qershor të këtij viti.

Gjithësesi, borxhi vlerësohet në nivelin 52.4% të PBB-së në fund të gjysmës së parë të vitit 2023. Ky raport është rreth 7.9 pikë përqindjeje më i ulët krahasuar me një vit më parë. Rënia e tij pasqyron efektin nga rritja e PBB-së nominale. Në ndarjen sipas maturitetit, borxhi afatgjatë përbën rreth 90.8% të totalit, ndërsa borxhi afatshkurtër rreth 9.2%. Borxhi i jashtëm neto në raport me PBB-në vlerësohet në 4.7%, me një pakësim prej 5.3 pikë përqindjeje.

Në fund të gjysmës së parë të vitit 2023, 90.8% e borxhit të huaj vlerësohet të jetë borxh afatgjatë (përfshirë IHD-huatë ndërkompani) kryesisht në formën e huave. Borxhi afatshkurtër vlerësohet në rreth 9.2% ndaj totalit, i marrë kryesisht në formën e monedhave dhe depozitave nga sektori i korporatave depozituese (përjashtuar bankën qendrore).

Në ndarjen sipas instrumenteve të përdorura, peshën më të madhe ndaj stokut total të borxhit të jashtëm e zënë investimet në trajtën e huave, monedhadepozitave dhe kredive tregtare6, me rreth 65.1% ndaj totalit (34.0% ndaj PBB-së nominale). Ky raport është 4.0 pikë përqindje më i ulët krahasuar me një vit më parë. Brenda këtij zëri, peshën kryesore e zënë huatë.