Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë bombastike, teksa ka folur për lidhjet e bandave kriminale me politikën. Gazetari investigativ tha se banda më e rrezikshme e Shkodrës, ajo e Bajravjve, ka lidhje me të dyja kahet politike, si me PS edhe me PD.
Në studion e Report Tv. Hoxha foli me emra, teksa tha se njëri prej pjesëtarëve të kësaj bande, Safet Bajri, ka qenë kryevëzhguesi i PD në zgjedhjet e vitit 2013, kur humbi e djathta.
“Opozita ka akuzuar mazhorancën se ka përdorur bandën e Bajrave për të fituar zgjedhjet. PS ka marrë dy mandate me ndihmën e familjes Bajri, ndaj dhe kjo e fundit nuk preket nga policia. Grupi i parë që u godit në Shkodër ishte pikërisht ky që kishte lidhje me të majtën, dhe u goditën lehtësisht.
Safet Bajri ka qenë kryevëzhguesi i PD në zgjedhjet kur humbi e djathta, që tregon se ata nuk kanë lidhje, krimi nuk ka ngjyrë dhe bindje politike”, tha Hoxha.