osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rusia me sytë nga zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë: Shpresojmë që me Qeverinë e re, të kemi tjetër marrëdhënie

Rusia me sytë nga zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë: Shpresojmë që me Qeverinë e re, të kemi tjetër marrëdhënie

Zgjedhjet e 25 prillit shihen si një dritare e re edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë. Për ambasadorin rus në Tiranë Mihail Afanasiev, pika e parë do të ishte rifillimi i punës së Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, siç u dakordësua në vizitën e fundit që kryeministri Rama zhvilloi në Moskë.

Afanasiev tha për emisionin EuropeIN se ky komision deri në vitin 2009 ka funksionuar në mënyrë shumë efektive dhe aktive.

“Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill dhe formimit të qeverisë së re të Shqipërisë, autoritetet e vendit do të kenë mundësinë të trajtojnë temën e komisionit ndërqeveritar, dhe më pas të mund të kthehemi së bashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çështjet e ngutshme të bashkëpunimit tonë.

Ne nuk i diktojmë askujt si të jetojë dhe nuk japim këshilla, nëse nuk na kërkohet”, tha ai.

Duke thënë se parimi kryesor i politikës së jashtme ruse mbetet mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera, Afanasiev thotë se janë faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Rusisë:

“Arsyet e rënies së nivelit të marrëdhënieve tona më duken disi artificiale. Me sa duket, ky është një nga elementët e luftës politike që po zhvillohet jo vetëm midis forcave politike në vetë Shqipëri, por edhe në rajon në tërësi, në të cilin lojtarë të ndryshëm të jashtëm garojnë për të ushtruar ndikim.

Shembuj të gjallë, përfshirë ato të vendeve fqinje, tregojnë se kjo gjendje e bashkëpunimit tonë dypalësh nuk është normale”.

Teksa pranon se ekziston gjithashtu një grup vendesh dhe entitetesh, me të cilat Rusia ka marrëdhënie të privilegjuara, ku përfshihet Serbia, Republika Serbe e Bosnjes, ambasadori rus në Tiranë nuk përjashton nohjen e pavarësisë së Kosovës:

“Rusia pranon çdo zgjidhje që do të arrihet nga palët. Nëse zgjidhja do të thotë pavarësi, atëherë Rusia do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ne gjithashtu besojmë se vendimi që do të merret si rezultat i dialogut, do të duhet të miratohet nga një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që ajo të marrë një legjitimitet global dhe çështja e Kosovës të hiqet përgjithmonë nga axhenda ndërkombëtare”.

Sipas ambasadorit pozitiv është fakti që edhe Shqipëria pranoi marrjen e vaksinës ruse Sputnik pas refuzimit fillestar nga kryeministri Rama:

“Zhvillimi i ngjarjeve ka treguar se politika e egoizmit kombëtar, e cila është shfaqur në disa vende të caktuara në botë, po na çon në një rrugë pa krye.

Gjëja e parë që vlen të ketë vëmendjen tonë është efikasiteti i saj i lartë i provuar (mbi 91%), numri minimal i efekteve anësore të identifikuara, kushtet e thjeshta të ruajtjes (në një temperaturë prej + 2 gradë deri në +8 gradë) dhe avantazhi i rëndësishëm i tregut –vaksina ka një çmim të ulët, krahasuar me analogët e tjerë”.

Në Intervistën për EuropeIN ambasadori rus foli edhe për nevojën e bashkëpunimit mes vendeve, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e popujve të tyre për vaksina.