Presidenti Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret që i jep shtetësinë ruse ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane Edëard Snoëden.
Ai, u largua nga Shtetet e Bashkuara dhe iu dha azil në Rusi pasi zbuloi dosje sekrete në vitin 2013 që zbuluan operacione të gjera mbikëqyrjeje vendase dhe ndërkombëtare të kryera nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, ku ai ishte kontraktor.
Autoritetet amerikane kanë kërkuar prej vitesh që Snoëden të kthehet në SHBA për t’u përballur me një gjyq penal me akuza për spiunazh. Snoëden është një nga 75 shtetasit e huaj të listuar me dekret si të cilëve u është dhënë shtetësia ruse. Dekreti është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë.