osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rusët urdhërojnë: Mariupol të “ngrej flamurin e bardhë” dhe të dorëzohet! Ultimatumi skadon:

Rusët urdhërojnë: Mariupol të “ngrej flamurin e bardhë” dhe të dorëzohet! Ultimatumi skadon:

Ukraina ndodhet sot në ditën e 25- të që po bombardohet nga Rusia, ku numri i viktimave sa vjen dhe rritet. Rezistenca e Ukrainë ka sjellë ngërç te Moska e cila po reagon gjithmonë më ashpër duke e bërë konfliktin edhe më të përgjakshëm. Një ditë më parë Rusia përdori për herë të parë një raketë hipersonike që goditi një bazë ushtarake. Ndërkohë,

Rusët kanë propozuar një “armëpushim” në Mariupol, të cilin disa po e interpretojnë si “kërkesë për dorëzim”. Sipas agjencisë Interfax, ministria ruse e mbrojtjes u ka kërkuar formacioneve ushtarake ukrainase në qytetin port që “të shfaqin flamuj të bardhë nesër për të treguar se janë gati për një armëpushim të përkohshëm” që do të fillonte 07:30. Nga ai moment, ata që ndodhen në Mariupol do të kenë dy orë kohë për të ulur armët dhe për të braktisur qytetin. Rusia i ka lënë afat Kievit që të përgjigjet deri në 03:00 të 21 marsit.

Gjatë natës alarmet për sulme e bombardime kanë rënë thuajse në të gjithë vendin, madje edhe në Lviv, 70 km larg kufirit të Polonisë dhe që aktualisht kosiderohe3t si një nga qytete më të sigurta në këtë situatë lufte. Përveç Kievit dhe Lvivit, rreziku i sulmeve ajrore ka filluar në rajonet e Odessa, Kharkiv, Zaporizhzhia, Sumy, Mykolaiv, Ternopil, Poltava, Kirovograd, Ivano-Frankivsk, Dnipropetrovsk, Rivne, Volinia, Cherkasy, Zhytomyr dhe Vinnytsia.

Ndërkohë beteja mes forcave ruse dhe ukrainase vijon edhe në rrugë në Mariupol, ku bën të pamundur për ekipet e shpëtimit të arrijnë në teatrin e bombarduar para disa ditëve nga rusë, ku qindra njerëz mbeten ende të bllokuar nën tokë.

Kryeministri ukrainas Zelensky i kërkoi sërish Rusisë që të angazhohet për negociata dhe të takohet me Putin, ndërsa i bëri thirrje Kinës që të mbajë një qëndrim kundër agresionit të Rusisë. Deri tani për shkak të luftimeve 3.3 milionë persona janë larguar nga vendi, ku më shumë se dy milionë ndodhen në Poloni.

Nga ana tjetwr, Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, për t’i dhënë fund luftës do të rinisin sot, 21 mars. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, ku nga sa mësohet negociatat do të zhvillohen online, ashtu si kurse u realizuan edhe në raundin e kaluar.

Sot Ukraina e ka hedhur poshtë ultimatumin e Rusisë për të hequr dorë nga qyteti i Mariupolit. Deri në orën 03:00 të 21 marsit, Rusia i kishte lënë afat Kievit që të kthente një përgjigje zyrtare për atë që quante armëpushim, por në fakt ishte një dorëzim i Mariupolit. Nëse Kievi do të thoshte “po” atëherë nga ora 07:30-09:30 qytetarët që ndodheshin në qytet port do duhet të ulnin armët dhe të largoheshin nga vendi, por kjo “ofertë” e tyre u refuzua kategorikisht.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vijon të këmbëngul në negociata me Rusinë, duke thënë se Jerusalemi do të ishte “vendi i duhur për të gjetur paqen”.

“Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, po përpiqet të gjejë një mënyrë për të negociuar me Rusinë dhe ne i jemi mirënjohës atij. Jerusalemi është vendi i duhur për të gjetur paqen. Nëse është e mundur”, tha Zelensky, teksa edhe Zvicra është gati të presë bisedimet midis dy palëve.

Raundi i ri i bisedimeve pritet të zhvillohet sot, por online, siç është bërë dhe më herët.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Poloninë më 25 mars, pas samitit të NATO-s në Bruksel dhe Këshillit Evropian për Ukrainën. Kështu bëhet e ditur në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë. Në Varshavë, Biden do të ketë një takim dypalësh me presidentin polak Andrej Duda. Teksa në orën 16:00 do të ketë një komunikim mes tij, presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrit italian Mario Draghi dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.