osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Rusët do jenë shumë të kënaqur me Kurtin”! Grenell: Hodhi poshtë çdo ide të SHBA-se!

“Rusët do jenë shumë të kënaqur me Kurtin”! Grenell: Hodhi poshtë çdo ide të SHBA-se!

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell i është kthyer ashpër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pas lëvizjes së tij të fundit.

Qeveria e Kosovës e modifikoi, por në thelb nuk e ndryshoi vendimin për targat, e për këtë Grenell, pati një koment mjaft të hidhur në Twitter.

“Rusët duhet të jenë shumë të kënaqur me Albin Kurtin tani”, ka shkruar ish zyrtari i adminitratës Trump. Konvertimi i targave me tre faza deri në 21 prill ishte sipas Kurtit “mënyra që edhe ta zbatojmë rendin e ligjin por në anën tjetër ta kemi përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë në vendin tonë, por jo vetëm”.

Shtetet e Bashkuara e pohuan se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por e bënë disa herë të qartë se “zgjatja e afatit do të ishte në interes që të arrihej përparim në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian”.

Departamenti Amerikan i shtetit kërkoi në më shumë se një rast nga Kosova dhe Serbia që të punojnë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Besohet se afro 10.000 makina me targa që mbajnë akronime serbe si KM, PZ, PR qarkullojnë në veriun e Kosovës me shumicë serbe. Kosova i konsideron të paligjshme targat e lëshuara nga Serbia.