Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në një lidhje me “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar dënimin e Gjykatës për deputetin Ervin Salianji.
Ai deklaroi se kjo tregoi qartë që drejtësia është në duart e qeverisë. Siaps tij Shqipëria është zyrtarisht në diktaturë.
Ai tha se pa u destabilizuar Shipëria nuk do të ketë Shqipëri të lrië dhe demorkatike.
Borakaj: Si e konsideron vendimin e sotëm?
Paloka: Besoj se është i qartë për këdo dhe jo vetëm për opozitën që ky është akti i radhës që vërtetoi atë për të cilën ne kemi ngritur akuza që ditën e parë të funksionimit të drejtësisë së re, e cila me reformën që u krye u kalua në duart e Ramës për tu përdorur si mjet represioni ndaj kundërshtarëve politikë dhe mbrojtje për enturazhin e Ramës. Tashmë nuk ka më, por as nuk mendoj se ka njeri të ndershëm që nuk e sheh këtë. Vërtetë rasti i Berishës është rasti kur këmbanat ranë fortë dhe ne duhet të sihim ndërgjegjësuar, rasti i Salianjit konfirmon çfarë kam thënë për këtë drejtësi.
Borakaj: E prisnit vendimin apo jo?
Paloka: Po e prisja, madje ua thashë që edhe kur vendimi doni, u thashë çfarë prisni, ne jemi në diktaturë. Duhet të ndërgjegëjsohen dhe deputetët tanë që jemi në diktaturë. Nëse nuk bëhen koshient për realitetin nuk do dimë si të reagojmë. Ne jemi koshientë për këtë.
Borakaj: Cila është rruga që duhet të ndiqni?
Paloka: Vetëm përballja dhe vetëm protesta në të gjitha formnat që të zbythim këtë qeveri dhe që qytetarët të votojnë në mënyrë të barabartë, ky është qëllimi. Nuk është vetëm Salianji, por të gjitha ato që kanë ndodhur. Fatkeqësisht mua më dhanë të drejtë apsi e kam paralajmëruar prej vitesh.
Borakaj: Kur thoni protesta keni plan konkret, datë?
Paloka: Ne për detajet po diskutojmë , por ajo që unë e kam thënë publiksjt, ësbhtë që ne nuk duhet të vazhdojmë metoda që të na sjellim rezultatet që ne dimë. Reagimi jonë duhet të na çojë te realizimi. Shëtitjet në Bulevard që nuk kanë dhënë rezultat nuk duhet t’i provojmë më.
Borakaj: Cilat janë format?
Paloka: Është një nga format bllokimi dhe duhet që edhe qytetarët shqiptarë pasi kjo nuk është vetëm luftë e opozitës, që u arrestua Berisha e sheh gabim. Kur ju ndodh këtyre imagjino çfarë ju ndodh qytetarëve. Këtu kemi qeveri kriminale, drejtësia nuk funksionon, shteti është i kapur, kjo nuk është më çështje vetëm e jona, po se kuptuan shqiptarë do të jetë fatalitet. Një milion shqiptarë janë larguar, çfarë do bëjmë ne të tjetër.
Borakaj: Mund të jetë çadra tjetër opsion?
Paloka: Jo e kemi provuar. Mënyrat që kemi provuar për mua personalisht nuk duhen bërë, unë jam për rrugë shumë të forta. Pa destabilizuar vendin, nuk kemi rezultat.
Borakaj: Cili do të jetë raagimi në parlament?
Paloka: Krejt i kundërt nga ai që pret Rama. Jo vetëm i deputetëve por i të gjithë shqiptarëve.