Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj është irrituar pasi deputetja Rudian Hajdari i kërkoi “llogari” se përse shkarkoi mbi 20 punonjës të Ministrisë së Jashtme dhe përse nuk e ka bërë publike listën.
“Unë pres që ju t’më mbështesni dhe jo të më kritikoni”, i tha Cakaj, Hajdarit, ndërkohë që shpjegoi se deklarata e tij është keqinterpretuar dhe se nuk janë shkarkuar mbi 20 punonjës, pasi disa vetëm do të transferohen.
Mirëpo, me sa duket gjithçka nuk ka mbaruar me kaq. Deputetja Hajdari pak minuta më parë, ka publikuar në rrjetin social një tjetër përgjigje për Cakajn.
Hajdari i drejtohet ministrit se nuk mund të marrë shembullin e opozitës se nuk është deputet. Sipas Hajdarit është befasuese se si Cakaj ka arritur në këtë përfundim për 77 ditë, ndërkohë Bushati ishte për 5 vite dhe nuk e bëri këtë gjë.
Statusi i plotë i Hajdarit:
Përgjigjia ime për z. Cakaj!
Nuk mund të merrni shembullin e opozitës se nuk jeni deputet. Ju thatë shkarkimi tani transferimi.
Ju keni 77 ditë në atë detyrë më duket befasuese si arritët në atë përfundim aq shpejt kur paraardhësi juaj, ministri Bushati tha se unë po lë një trupë shërbimi diplomatik me më të aftët. Ai djalë kishte 5 vjet aty.
Ju nëse bëni deklarata të tilla se po shkarkoni 20 veta, a nuk po cenoni ju këta njerëz, profesionalizmin e shërbimit tuaj diplomatik.
Uroj që të mos jetë një vendim represiv, politik pa dobi për shërbimin diplomatik.