Deputetja Rudina Hajdari e ka quajtur 5 majin si datë unike dhe të padiskutueshme sepse ka të bëjë me kontributin e dëshmorëve që sakrifikuan për çlirimin e atdheut të tyre nga fashistët.
Hajdari shkruan:
“Data 5 maj është një datë e shenjtë për kombin shqiptar. Në gjithë historinë, kjo është datë unike dhe e padiskutueshme sepse ka të bëjë me kontributin e dëshmorëve që sakrifikuan për çlirimin e atdheut të tyre nga fashistët por jo për pushtimin nga rregjimi. Lavdi dhe Mirënjohje për të gjithë të rënëve të të gjitha kohërave.
Faik Konica: “Në qoftëse e papritura u ngjet, në qoftë se Shqipëria-fjalë fatale- vdes, aherë mund pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gje të varrit të saj: u ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët”.
Brezat e sotëm, sidomos ata që nuk e jetuan komunizmin me paradokset dhe çmendurinë e tij të paimagjinueshme kanë rastin të mësojnë nga gabimet dhe trashëgimia e brezave te humbur, që të mbajnë gjall endrrat, ende të paralizuara, për një Shqipëri demokratike, të zhvilluar dhe të integruar plotësisht në familjen e europiane.”