Prej dy ditësh po përflitet për krijimin e një partie të re nga opozita parlamentare. Madje deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri publikuan edhe logon e partisë së tyre të re, që quhet Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.
U përfol se pjesë e kësaj partie do të ishte edhe deputetja Rudina Hajdari, por kjo nuk është e vërtetë pasi Rudina do të formojë një parti tjetër të re.
Rudina do të formojë një parti më vete me nismën “Thurje”, duke mos iu bashkuar Myslym Murrizit dhe grupit të tij.
“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Ditët në vazhdim presim takime nëpër rrethe”.
Hajdari është kthyer në Tiranë pas pushimeve në SHBA duke iu përkushtuar ngritjes së partisë së re.