Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit, bëri një akuzë të fortë ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku sipas kreut të PD-së, ministri ka falsifikuar dokumentet për të mbrojtur vëllain e tij trafikant droge.
Pas mbarimit të kohës, kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën Lulzim Bashës dhe kjo ka bërë që deputetët e opozitës të rrethojnë foltoren e Kuvendit.
Pavarësisht thirrjeve të Ruçit për të liruar foltoren, deputetët e PD dhe LSI, vijuan ta mbajnë atë të bllokuar.
“PD do provojë sot me dokumente se si Fatmir Xhafaj Kryetari i Reformës në drejtësi ka falsifikuar kodin e procedurës penale, nenin 491 duke falsifikuar dokumente zyrtare, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant droge, Agron Xhafaj”, tha Basha.