osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrugëtimi i një patriarku të kinematografisë shqiptare

Rrugëtimi i një patriarku të kinematografisë shqiptare

Nga Eugent Kllapi

Atë e shikoje para disa vitesh serioz, me një kapele në kokë, të qetë, natyrë kureshtare por dhe serioze. Lindi në Korçë, me 9 maj 1948. Njeri fisnik që nuk qahej te njeriu po i përballonte siç dinte ai, vetëm me ndërgjegjen e tij, njeri me natyrë sportive dhe të qeshur, por më shumë ai mbahet mend si natyrë serioze, diku-diku me nuanca autoritare në filma.

Ishte i famshëm dhe një nga shtyllat kryesore në shumë emra të kinematografisë shqiptare për seriozitetin, profesionalizmin, dhe burrërinë, hijeshinë.

E shikoje të veshur modern, praktik dhe të padallueshëm nga të tjerë, të qetë me një ndjenjë në sy, që më shumë se qetësi të shpallte dramë. Sytë e tij tregonin më shumë se ai mendonte të fliste.

Bota e artistëve thuret në ato rrjeta peshkatarësh ku zihet gjithmonë në çark dhe duhet të gjejë gjithmonë një mënyrë për të dalë nga çarku i rrjetave të vetvetes, të tejkalojë veten dhe të njehësohet me artdashësit.

Në film ai ka luajtur mbi 30 role dhe në të shumtën e rasteve ishte i preferuari i regjizorëve, një lloj privilegji që ai e shpërblente me skrupulozitetin e tij gjatë punës dhe përballë ekranit. Njerëzit e mbajnë mend për tipologjinë e aktorit të drejtë, me natyrë legjendare sa edhe epike. Në këtë natyrë ai shkiste kollaj dhe qëndronte pareshtur duke i falur publikut role madhështore në kinematografi të burrave të vërtetë.

Kishte cilësi të larta aktoriale që shprehte bukur karakterin shqiptar, i drejtë, i rreptë, i butë sa dhe i qeshur në seriozitet, një miks tiparesh karakteri që mbrujt një baba të madh edukues për çdo rol që luante.

Nuk i shkonte komedia, por drama dhe tragjedia i ngjiste si me magji, ishte magjistar i roleve të tij që i ngrinte vet me një shprehje që rrrezatonte madhështi.

Ai është gjenerali i ushtrive të roleve të veta, pasi ai u jepte jetë karaktereve të roleve më shumë se përshtatej në role karakteri, por nuk mungojnë dhe role karakteri ku ai shkrihet një dhe burrërisht në mënyrë mjeshtërore.

Aktor i pashëm sa dhe serioz, simpatik sa dhe me lëvizje mjeshtërore ai fitonte gjithmonë dëshirën e publikut për një rol më tepër dhe të kolegëve për të qenë pjesë e tij, pasi falte fisnikëri që askush nuk e hedh dot poshtë dhe mirësi që askush nuk mund ta neglizhojë, jepte dashuri njerëzore që askush nuk mund ta refuzojë, dhe veteveten me gjithë shpirt në sakrificë që askush nuk mund t’i rrijë larg.

Sa largpamës dhe njeri normal mes aktorëve madhështorë.

Për këtë ai thithte si vorbull gjigande uji gjithë njerëzit që ishin në rrezen e tij, një uragan i madh i kulturës në Shqipëri. Ky ishte me modesti Bujar Lako.

Mjeshtër i madh në plastikë, në shprehjen e dramës, seriozitetit, burrit të shtetit, njeriut të madh, edhe Napoleonin do e luante me të njëjtën lehtësi sa luante gjeneralin e ushtrisë italiane. Madje Aleksandri i madh, Ali Pashën e madh, Karlin e madh, Sulejmanin e madh, Arturin e madh sepse në sytë e tij ngultas në ekran dhe me një shprehje në fytyrë që të bën gjithmonë për vete ai jepte madhështi dhe një lloj tipari për burrë shteti. Në tiparët e fizikut sportive dhe qëndrimit të drejtë jepte besim dhe bindje.

Megjithatë roli i tij i dashur i Ali Pashës nuk mundte dot të jetëzohej dhe ngeli peng.

Në përgjithësi aktorët japin një kontekst të ngjarjeve historike, ndonjëherë historia bëhet aktoriale dhe aktori është e vërteta, më shumë mbahet mend aktori sesa historia, kjo është fuqia që aktori ka. Dhe ai ishte i denjë për këtë.

Po, ai ishte aktori i roleve të mëdhaja, siç ngeli dhe ai vetë i madh në interpretim. Një aktor me një diksion të kulluar, kumbues, imponues bashkë me plastikën e vet, detyrues për të drejtën që shfaqte, gjykatës suprem i roleve të tij që ai i zotëronte sikur të ishte despot, në një shkretëtirë jetësore që quhej komunizëm.

Ishte vështirë të ndaje në atë kohë rolin propagandues nga roli i natyrshëm i ngjarjeve historike, por në vetëvete çdo kohë ka ideologji dhe ideologjia detyron të sillesh sipas rrethanave.

Shumëkush mendon se filmat e kaluar kanë një propagandë të theksuar të indokrinimit dhe të shtrembërimit të karakterit, por kjo nuk ka të bëjë me aktorin, profesionalizmi i tij, varet nga roli. Aktorët japin shpirtin e tyre për një duartroktije, dhe jo për parti apo ideologji.

Ky mjeshtër i madh, patriark i skenës është Bujar Lako. Brezi i vjetër e njeh fare mirë nëpërmjet shumë roleve të filmave të ndryshëm, brezi i ri nuk mundi dot ta njihte me atë forcë sa brezi para 1990 e adhuronte për filmat e tij. E shikojë krah për krah aktorëve legjendarë si Reshat Arbana, Kadri Roshi, Viktor Zhysti, Timo Flloko, Ndriçim Xhepa etj.

Ai që student u dallua për gjallërinë, për mënyrën si afronte pedagogë, miq, si dhe kolegë. Sportiviteti i tij shkiste në ndonjë çapkënllëk që kushdo njeri e ka në atë moshë, por në kohë të vështira duhet ta fshehësh.

Në maskarallëk nuk ka vend për njerëz të vërtetë por të stisur. Si i preferuari i regjizorëve në filmat e vet ishte i afruar edhe me pedagogët, pati fatin të kishte pedagog të madhin Pirro Manin, Esat Oktrovën etj.

Me të njëjtën peshë dhe i denjë për gjeneral ishte në teatër, një gur i rëndë në vendin e vet në shumë role të ndryshme. Në teatër Bujar Lako ishte zotërues i vërtetë i shprehjes artistike.

Jeta profesionale

Ai e fillon karrierën e tij 44 vjeçare në teatër, ku aty shpërtheu sa dhe duartrokitjet e publikut. Interpretoi shumë role, ku spikati në shfaqjet Vizita e Inspektorit e Xh. Pristli (inspektori Gull), Monserati e E. Roble (Monserati), Vdekja e komisionarit e A. Milerit (Bif), Dite vere e Mrozhek, Ariu e A. Cehovit etj.

Sipas aktorëve profesionistë një nga interpretimet më të larta të teatrit shqiptar është roli kryesori i Bujarit në dramën “Vizita e inspektorit” të Artur Milerit, ku ai shpërfaqi jo vetëm potencën e temperamentit, por edhe dhe komunikimin brilant.

Më shumë ai njihet në rolet e veta në kinematografi ku si role spikatëse janë, Në fillim te verës – Mistoja, Përballimi – Martin Kreka, Udha e shkronjave – Tunxhi, Gjeneral gramafoni – Halit Berati, Ballë për ballë – Mujo Bermema, Nëntori i dytë – Luigj Gurakuqi, Dora e ngrohtë – Spahiu, Vendimi – Këshilltari, I paharruari – Besim Peja, Kthimi i ushtrisë së vdekur – Italian general, Lule të kuqe, lule të zeza – Taxi driver.

Nuk ka si të harrohet roli i Tunxhit që jepte dhe jetën për Dhaskal Todrin me thjeshtësinë e një njeriu që jetën e kishte lidhur me njeriun e drejtë dhe hysmeqar. Apo te ”Nëntori i dytë” me burrërinë që shpreh Luigj Gurakuqin, një hap para pa frikë përballë ushtrisë turke, ”le të bëhet ai dëshmori i parë”, tradhëtari do shihej. Një nga rolet më të bukura të tij është ai i Spahiut.

Këtu ai del pak nga natyra e tij karektorologjike dhe hidhet për një lloj karakteri tjetër, njeriu që kundërshton sistemin, njeri i dënuar, i deklasuar, një i drejtuar me gisht nga njerëzit, një njeri pijanec dhe aventurier, një ish i burgosur. E luan atë në perfeksion përkrah Besos.

Karakterizohet nga një natyrë psikologjike spikatëse, një heshtje emocionale sa dhe i ngrohtë, me zë të plotë dhe me një përjetim të brendshëm me qendrim dramatik, në qetësinë e tij kishte epikë.

Megjithëse nuk e dinte klarinetën nuk i mungoi dëshira dhe mjeshtëria për t’u ballafaquar në rolin e Halit Beratit përballë intrigave të regjimit fashist. Roli më i spikatur i tij ku shpreh një plastikë të hekurt, të një njeriu të pathyeshëm, ashtu si e donte dhe sistemi, si dhe të butë e të zgjuar është roli i Mujo Bermema, një ushtaraku të lartë të Flotës që urdhëron strategji dhe vizion ushtarak. ”Do e kërkoni atë po s’do e gjeni, si çifuti në shkretëtirë do të bridhni,” Mujon nuk do e gjeni dot!. ”Në të kundërt, unë do të godas!”

Roli më i mirë i tij ku dallohen të gjitha aftësitë e tij aktoriale është italiani gjeneral te ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’ sipas romanit të Ismail Kadaresë. Nuk mundte dot njeri tjetër ta luante më bukur gërshetimin e dramës së italianit gjeneral që bridhte në fantazmat e plotfuqisë së tij, në dramën e tij të madhe psikologjike si kolonel si për pushtet dhe në vuajtje.

Krah për krah priftit ai kishte një dimension real sa dhe gjenial. Dinte ta kontrollonte veten dhe ta shprehte aty ku duhej.

Në 1975 nderohet me çmimin e veçantë për filmin ‘’Përballimi. Në 1979 çmimin e veçantë në filmin e tij të fashëm ‘’Ballë për ballë’’ ku trajtohet tensioni midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik për mbajtjen e nëndetesve. Me rolin e Halit Beratit ku luan isntrumentistin me klarinetë te filmi ‘’ Gjeneral gramafoni’’ ai nderohet me kupën e festivalit. Në 1982 është nderuar me urdhrin ‘’Naim Frashëri’’ klasi i parë, për interpretimin në teatër. Në 1991 është shpallur gjithashtu aktori më i mirë për rolin e gjeneralit Italian në filmin e ‘’Kthimi i ushtrisë së vdekur. ‘’Artisti i merituar’’ e ka rrëmbyer me mjeshtëri në vitin 1985, kurse në 2005 ka marrë ‘’Palmën e Artë’’ si aktori më i mirë i Festivalit në edicioni ne 29 ‘’Cairo International Film Festival’’ me filmin ‘’Megic Eye’’. Në 2013 iu dha titulli ‘’Nderi I Kombit’’ nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.

Pas viteve 1990 ai u tërhoq nga jeta aktoriale dhe këtu ai u fut në dëshpërimin sipas miqve. E shihje ashtu të shpenguar nëpër Shallvare për të kaluar lulishten e ish-parkut Rinia.

Natyra e aktorit është sa madhështore dhe e brishtë si e një fëmijë.

Teatri tashmë ishte zhvleftësuar, komercializuar, shtruar në kulturë pa kulturë, si dhe në krizën e legjitimitetit. Një dramë që vazhdon dhe sot në Teatrin Kombëtar për të nxjerrë dhe vetë drama.

E la këtë jetë në vitin 2016 dhe një karrierë të arrirë, dhe shumë njerëz që e duan e do ta duan gjithmonë. E kujtojnë gjithmonë artdashësit dhe kolegët, miqtë, familjarët e tij.

Burimi: AktoretShqiptare.info