Ilirjan Blloshmi
Nuk e kam zakon që të shkoj në të tilla evente pa lexuar librin. Libri ka një labrint që vetëm ata që kanë kaluar në “kurriz” kalvarin e vuajtjeve e kuptojnë, të tjerët bëjnë llogjë Kavaje. Libri të “shtie frikën” kur e lexon, akt-akuzat e dikturës, dënimet, intrenimet, që përcjell libri të duken sa apstrakte dhe e paimagjinushme. Mjafton simbolika e varkëtarit të famshëm që kalonte shpirtrat e vdekur nga njëri breg i lumit ne bregun tjetër. Për të kuptuar ferrin që kanë kaluar. Teksa po kaloja në mendje copzat e librit.
Befas tek dera u shfaq Visar Zhiti bashkë me bashkëshorten Edën. Kisha kohë pa e takuar, e përshëndeta, e përqafova kishte mbetur po ai fisnik që ka qënë, (thonë që kur përqfon një burr shpatullat e tij tregojnë shpirtëroren). Në sallë filluan belbëzimat, zhurma, shtrëmbimi i buzëve, psherëtimat. Visari dhe familja Dine njihen që në kohën kur burrat bënin burg politik, e fëmijët, nënat, bashkëshortet ishin në internim. Fisnikria e Visarit u tregua dhe sot kur për një bashkëvuajtës, udhetoj 5 ore nga Ëashington DC deri në Neë York. Në bisedë e sipër mora vesh se Visarin e kishin emruar në ambasadën tonë këtu në USA.-Mu bë qefi, mu bë zemra mal, burri fisnik me flokët e bardhë që rrinte para meje, ishte vlersuar nga një qeveri e majtë, e jo nga një qeveri e djathtë.
Pasi mësova për Visarin, aty i kuptova pse kur ai hyri në derë, filluan pshëtërimat, belbëzimat , shtrëmbimi i buzëve. Ajo sallë mu duk si “gomari i babatasit” i At Gjergj Fishtës. Po të shikosh veprën e Fishtës shikon që gomari i babatasit ka tipare njerzore, sepse është në një proces transformimi, ka një buzqeshje si sfinks. Sic na tregon Ati. Babatasi ftohet nga pari i vëndit për të ndërtuar muzeun kombëtar. Por për të ndërtuar duhet të mbledhë gjëra nëpër Shqipëri. Ai blen një gomar, të cilit i ndodh një transformim i cuditëshme, ai kthehet në njeri dhe futet në parlament. Disa njerëz që ishin aty dhe që janë transformuar fiks si “gomari i babasit” nuk e kuptojnë dot faktin se fisniku Visar nuk ka nevojë për poste e as për kolltukë. Ashtu si Fishta shkruan:
“Ju rrugaça e sallahana
vagabonda, shakllabana,
rriqna t’ndyet, mikrobe të kqij”
Duhet të kuptoni se edhe universi i politikës, si cdo univers i ka të gjitha brënda vetes. Ka lindjen, jetën, dritën, hijet, errësirën, varret, sekretet, dashuritë, incestet, madje ka dhe morgun e vet. Politka ka hyrë aq keq në ne sa cdo gjë e shohim me lenten politike. Vatra duhet të jetë e të gjithëve jo e X grupi apo Y grupi. Vatra nuk duhet të merret me politikë, duhet të flasë me emra të njëjtë. Të merresh me politikë do të thotë mos jesh i lirë, të mos thuash kurrë atë që mëndon, të bëhesh cinik, rrëshqitës. Në universin e poltikës e nis nga vdekja dhe jo nga lindja, e vecanërisht në Shqipëri.
Këta “rrugacë e sallahnë” që ishin sot aty përbuzën Visarin si njeri që ka pranuar të marrë një detyrë nga një qeveri që sipas tyre është komuniste. Këta “vagabonda, shakllabanë” ishin sot aty për veten e tyre, nuk ishin as për Dine Dinen, e as për Visarin. Ishin aty sepse kanë interesa me të gjithë ata që financojnë Vatrën. Donin që ti tregonin Fatmir Mediut se ja jemi ne nuk e lëshojmë. Donin ti tregonin Sali Berishës se ja ku jemi se mos kujton se të harruam.
Këta “rriqna t’ndyet, mikrobe të kqij” e kanë cuar Vatrën në atë pikë sa nuk kanë një korrnizë për të vënë fotografine e Konicës, nuk ka një goxhdë të varin foton e Nolit. Faleminderit Dine Dine që na bërë bashkë, faleminderit që na solle Visarin sot kuptova që shtresa jonë është e nderur që ka vlera si Visar Zhiti. E Shqipëria jonë ka një intelektual që na i rrit vlerat në Washington.