Një rrugë e njësisë numër 3 në kryeqytet nga sot do të mbaj emrin e ish-kampionit të boksit Skënder Kurt. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se ndihet i nderuar që bashkia votoi unanimisht që rruga në afërsi të QSUT do të mbaj emrin e ish-boksierit.
“Skënder Kurti i ka shërbyer këtij vendi në ushtri, në gardë, në bashkinë tonë, por mesa duket, detyra më e lartë e njeriut është të jetë një qytetar i mirë. Sot nuk dua ta kujtoj Skënderin në të gjitha funksionet që ka pasur, por Skënderin e mirë që kemi njohur si qytetarin e mirë të Tiranës sonë; si mësues për shumë të rinj, shumë fëmijë, për të cilët nuk ishte vetëm trajneri i boksit, por ishte një mentor, këshilltar, një vëlla i madh, ishte një prind i dytë. Më vjen mirë që një rrugë në lagjen tonë do të mbaj emrin e ‘Skënder Kurtit’.
Veliaj u dorëzoi familjarëve në shenjë simbolike, një kopje të tabelës me emrin e rrugës. Familjarët e Kurtit falënderuan kreun e Bashkisë Tiranë për vendosjen e emrit të “Skënder Kurtit” në një prej rrugët e kryeqytetit.