osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rruga “Kolë Idromeno”, një perlë e arkitekturës veneciane në Shkodër…

Rruga “Kolë Idromeno”, një perlë e arkitekturës veneciane në Shkodër…

Ajo është një nga rrugët më të bukura në të gjithë Shqipërinë. E fundit në Ballkan si vazhdim i arkitekturës veneciane.

Është fjala për rrugën “Kolë Idromeno” në Shkodër, e emërtuar për nder të arkitektit që e projektoi, por e njohur ndryshe edhe si “Piaca”.

Ndonëse temperaturat janë të larta dhe i nxehti bëhet sfidues në këtë zonë muzeale, frekuentimi mbetet i madh dhe turistët që kalojnë në të mahniten nga arkitektura e kësaj rruge.

“Pjesa që po më pëlqen më shumë nga Shkodra është kjo rrugë e bukur, por më duket një qytet i mbushur me detaje, duke nisur nga komunizmi deri tek modernia. Kjo zonë nuk më ngjan me zhvillimin e tepruar industrial që kemi në Itali, pasi këtu ruhet mirë arkitektura e vjetër,” thotë një turist italian.

“Vij nga Holanda dhe kjo rrugë duket shumë tërheqëse, me ndërtesa shumë të bukura. Vizitova po ashtu edhe Muzeun e Fotografisë “Marubi”,” thotë një turist holandez.

“Vijmë nga Italia dhe mbërritëm dje në Shkodër. Patëm mundësi të “zbulonim” pak nga jeta e natës në këtë zonë dhe na pëlqeu shumë. Do të vizitojmë sot edhe kalanë e qytetit,” shprehet një tjetër turist italian.

“Vij nga Italia dhe ngjan me vendin tim kjo rrugë, e cila më duket shumë turistike. Do të qëndroj këtu 12 ditë,” thotë një bashkëatdhetari i tij.

“Unë jam nga Vjena dhe për shkak se bashkëshortja ime është shqiptare e vizitoj shpesh këtë vend dhe më pëlqejnë shumë njerëzit këtu, sepse më duken miqësorë dhe të dashur. Më tërheq shumë arkitektura e kësaj rruge, baret, kafenetë si dhe ushqimi tepër i shijshëm,” shton një austriak.

Arjani, shitësi i suvenirëve, thotë se turistët nuk mjaftohen vetëm me një shëtitje përgjatë kësaj rruge, por ata duan të marrin edhe një kujtim me vete siç janë kartolinat apo ngjitësit me pamje të Shkodrës.

Pedonales “Kolë Idromeno” ia shton edhe më shumë densitetin e lëvizjes edhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”. Shtëpitë e vjetra me mure të larta prej guri e porta të mëdha prej druri e bëjnë vërtet tërheqëse këtë rrugë, e cila përfaqëson imazhin historik të qytetit./Marjo Gjini rtsh shkodra/