osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rruga e Kombit” bëhet zgjatim i rrjetit TENT, Serbia po ndërton Nish-Merdarë me 9 mln euro/km

Rruga e Kombit” bëhet zgjatim i rrjetit TENT, Serbia po ndërton Nish-Merdarë me 9 mln euro/km

Rruga e Kombit po bëhet zgjatim i rrjetit rrugor kryesor europian, TENT, pasi Serbia po ndërton vazhdimësinë e pjesës së saj nga Nishi në Merdarë (kufiri me Kosovën).

Kohët e fundit, Serbia përuroi punimet në segmentin e parë të autostradës, teksa financimet janë siguruar për të gjithë segmentin, të cilin e ka shpallur prioritet.

E cilësuar Autostrada e Paqes, pasi bashkon Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë, me një rrugë të standardit të lartë, ajo ka marrë financimet e Bashkimit Europian.

Autostrada e Paqes është gjithsej 314 kilometra e gjatë, teksa nis nga Lezha në Shqipëri dhe përfundon në Merdarë, kufiri me Bullgarinë, duke përshkruar Prishtinën dhe Nishin.

Pjesa e përfunduar është nga Lezha në Prishtinë dhe mbeten për t’u ndërtuar edhe 103 kilometra, nga Prishtina në Merdarë, nga të cilat 76 km në territorin e Serbisë dhe 27 km në atë të Kosovës. Kosto totale për këto kilometra është rreth 947 milionë euro.

Kosto për kilometër përllogaritet 9 milionë euro edhe pse autostrada në pjesën serbe ka shumë ura dhe tunele.

Kosto e punimeve është me ulët se kur u ndërtua pjesa shqiptare në Rrugën e Kombit me rreth 11 milionë euro për kilometër, teksa kostot e ndërtimit të një autostradë aktualisht në vendin tonë kanë arritur në rreth 15-20 milionë euro për kilometër.

Vijimësia e Rrugës së Kombit në pjesën serbe do të ketë 88 ura, 7 mbi dhe nën kalime dhe 35 tunele nuk do të kushtojë jo më shumë se 9 mln euro për kilometër.

Ndërtimi i saj bashkëfinancohet nga Banka Europiane e investimeve (EIB) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa Bashkimi Europian po ofron grante investimesh përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Në pjesën e Kosovës nga Prishtina në Nish, projekti është në procesin e detajimit teknik, në një fazë ende të hershme.

I gjithë projekti është pjesë zgjatuese e Rrjetit të Transportit Trans-Europian të zgjeruar të Orientit/Mesdheut Lindor (TEN-T) dhe Observatorit të Transportit të EUropës Juglindore (SEETO), një korridor i mbi 300 kilometër gjatë që lidh Lezhën në Shqipëri përmes Prishtinës në Kosovë në Nish të Serbisë, sipas të dhënave nga korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti është pjesë e përmirësimit më të gjerë të korridorit rrugor ndërmjet Nishit dhe Prishtinës, i paraidentifikuar si prioritet në Agjendën e Lidhshmërisë 2015.

Projekti është përfshirë në listën e projekteve prioritare të Planit të Zhvillimit Shumëvjeçar të Rrjetit Gjithëpërfshirës SEETO 2014-2018. Projekti është shpallur prioritet në kuadër të Strategjisë së Transportit të Qeverisë së Serbisë, 2016-25.

Me kompletimin e Autostradës së Paqes, Shqipëria forcon lidhjet me rrjetin kryesor europian, teksa dy Autostrada që kalojnë në vendin tonë janë bërë pjesë e rrjetit kryesor Europian TENT, Autostrada Veri-Jug dhe Korridori- 8./B.Hoxha