Në takimin e sotëm elektoral me banorë të Burrelit, Kryeministri Edi Rama i siguroi ata se “Rrugën e Arbrit jo vetëm po e bëjmë realitet, por po ndërtojmë një vepër jashtëzakonisht të bukur nga pikëpamja inxhinierike dhe jashtëzakonisht cilësore në aspektin teknik”.
“Pas kaq shumë vitesh torturash, Burreli do të lidhet me Tiranën me një rrugë moderne europiane në pak se 1 orë”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.
“Meqë po flasim për Rrugën e Arbrit e di shumë mirë që punimet e rikonstruksionit të rrugës Burrel-Klos nuk janë si i dëshironi. Ju siguroj se do të jenë në vijim, dhe kompania ose do të bëjë punën që ju meritoni, ose do të përballet me të gjitha penalitetet që meriton për atë punë pa cilësi që ka nisur të bëjë”, – tha Rama./Ekskluzive.al