Në Rrugën e Arbrit, veprën më të madhe infrastrukturore të mezipritur për mbarë shqiptarët, u hap sot edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit.
Kryeministri Rama u mikprit sot nga banorët e zonës në rrugën e re, që tanimë, jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër, por do të rrisë në standardet optimale sigurinë rrugore.
Ndërkohë që kanë mbetur edhe 300 metrat e fundit në tunelin e Murrizit ku po ecet përditë ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet një motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë zonës.
“S’ka si mikpritja në rrugën e Arbrit. Hapet edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit dhe tanimë jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër, por do të rrisë në standardet optimale sigurinë rrugore.
Durim edhe për 300m e fundit në Tunelin e Murrizit, ku ecet përditë po ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet një motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë kësaj zone të bekuar”, shkruan Rama.