osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrufjanët dhe gangsterët politikë nuk janë “revolucionarë”!

Rrufjanët dhe gangsterët politikë nuk janë “revolucionarë”!

Tashmë të shkatërruar nga dështimet politike dhe nga rruga anti demokratike e braktisjes së vendit të vetëm ku bëhet politikë në demokraci, aventurierët po thërrasin për një “revolucion dhe dhunë” me datën 11 maj e në vazhdim! Nuk ju bën përshtypje as faktori i huaj, sepse e dinë se janë në “demokraci” dhe nuk i persekuton kush dhe nuk i vendos kush përpara ligjit dhe pse po bëjnë thirrje anti kushtetuese dhe për dhunë në Shqipëri!

E dinë se liderët e tyre (opozitarë) nuk i sulmon turma si në Turqinë e Erdoganit, e për më tepër, janë këta që sulmojnë dhe përbëjnë dhunë mbi shtetin e prishin dhe rendin shoqëror! Sulmojnë policinë dhe tashmë po tentojnë të paralizojnë vendin në dy drejtime! Në qetësinë që i duhet shoqërisë për të vazhduar jetën dhe prishjen me çdo kusht të zgjedhjeve të 30 qershorit!

E këto të dyja, duke provokuar dhunë, bllokuar rrugët, paralizuar vendin dhe prishur me dhunë zgjedhjet! Janë deklaratat e tyre të cilat “Prokuroria e Përgjithshme dhe prokuroria në përgjithësi apo organi akuzës, akoma nuk ka “b..thë” t’i çojë përpara akuzës dhe dikujt tepër shprehur, ti vendosë dhe prangat si anti kushtetues dhe anti rend ligjor e publik!

filluar nga Berisha dhe Basha, por tani dhe Mediu dhe të tjerë aty, janë hapur fare kundër si ndaj kushtetutës dhe ndërkombëtarëve që janë me datat e zgjedhjeve dhe rendin, por dhe kundër daljes nga kuvendi të opozitës! Një lidership opozitar dhe disa kryetarë partish pa parti mbas tyre, po bëjnë sikur janë “ajka e demokracisë” dhe njerëzit që ju duhet falur pushteti për “ndershmërinë e tyre dhe sinqeritetin e tyre ndaj shoqërisë”!

Kush, SB-ja LB,MK-ja, FM-ja dhe të tjerët me partitë autobus në Shqipëri! Kryetarë partish opozitare që kanë “shekuj” që janë kryetarë, bëjnë si shembuj demokracie të përkorë në Shqipëri! I mbron dhe i nxit për skemën e dhunës dhe një gazetë, e një njeriu që ka kujtuar se ka pesë vota në familje, por që sigurisht e gjithë familja nuk kishte luajtur mendsh, t’ja jepte votat dhe ky ankohej se ja ka vjedhur PD-ja në 2013-tën!

E gjithë kjo amalgamë ish pushtetarësh të rënë prej fikut, hajna, të korruptuar, asgjë bërës dhe përfitues, anti perëndimorë dhe anti amerikanë, pro rusë (sovjetikë) dhe pro serbë, njerëz xhahilë pushteti dhe abuzues me të, po kërcënojnë për luftë, për dhunë dhe kryengritje!

A është për ti pasur frikë!? Po të ishin revolucionarë sigurisht!

Po pra po të kishin ideal! Të mbronin realisht demokracinë dhe lirinë! Po këto farë burrash dhe grash nuk kanë pasur asnjëherë ideal, përveç atij të pasurimit dhe grabitjes! Nuk kanë pasur kur ide mbi ndërtimin real të demokracisë dhe aq më pak mbrojtjes të saj! Po të ishin revolucionarë idealistë demokracie, duhet ti kishte frikë pozita dhe opozita në Shqipëri!

Të tillë monstra pushteti nuk kanë asnjë lloj demokracie në partitë e tyre, nuk kanë zgjedhje të lira në partitë e tyre dhe nuk kanë ligje të zbatuara në partitë e tyre dhe mbajnë fjalime për votën e lirë dhe zgjedhje të lira! Këto soj dallaverexhinjsh, nuk janë as revolucionarë dhe as evolucionistë që ti kesh frikë! Një pjesë e tyre janë gangsterë politikë!

Kanë shkaktuar vitin 1997, 21 janarin dhe Gërdecin! Përveç se kanë vjedhur dhe nuk e kanë ndërtuar kurrë rrugën e Kosovës dhe të tjerat me rradhë!

Pushteti i sotëm me shumë kusure i Ramës duhet të ketë frikë revolucionarët dhe evolucionistët sepse ato do ta hidhnin brenda pak ditëve, por ai duhet të përballë dhe t’ju tregojë vendin “rrufjanëve, gangsterëve politikë dhe grabitësve të shqiptarëve” me aftësinë që i jep ligji dhe forca e tij! Është e para opozitë në Europë që kërkon sabotimin parlamentar dhe revokon dhunën e pengesës së zgjedhjeve! E paralajmërojnë atë (dhunën) dhe po tentojnë të dëmtojnë tashmë jo imazhin, por të dëmtojnë shoqërinë dhe shqiptarin në jetën e tij të përditshme duke kryer akte dhune, pengim jete normale dhe rrugësh!

Edi Rama dhe mazhoranca duhet t’ju frikësohej revolucionarëve idealistë të demokracisë dhe lirisë, revolucionarëve idealistë të zbatimit të ligjit për të gjithë dhe idealistëve të ngritjes së shtetit ligjor! Por po përsëris, kjo mazhorancë dhe pse me kusure të mëdha, duhet të mbrojë vendin nga gangsterët politikë aventurierë, por dhe vulë humburve politikë të partive më të vogla si koalicion!

Aventurierët si lidership janë njerëzit që akuzojnë dhe kanë ngritur frymën dhe situatën e tmerrit fjalëmadh dhe mashtrues me qëllim largimin e shqiptarëve nga mungesa e madhe e shpresës dhe sidomos nga dijenia se çfarë i pret sikur Rama dhe të tijtë të “rrëzohen” ose me vota ose me dhunë!

E dinë se ai do të zëvendësohet nga Basha, por i komanduar nga Berisha dhe me pjesëmarrëse Monikën! Ky do të jetë shteti i “demokratëve që dalin nga kuvendi” dhe ai do të rikonceptohet pastaj dhe në institucione nga të tillë individë!

Shoqëria nuk ka revolucionarë që po çohen në një revolucion me ideale! Sepse ka ikur dhe ajo kohë! Shqiptarët janë përpara dilemës së madhe të aventurierëve politikë dhe mes tyre gangsterëve që janë mësuar të bëjnë gjak, apo të shkaktojnë pikërisht gjak!

A do tolerohen të tillë monstra? Një gjë është e sigurtë, se aventurierët po mundohen të trembin dhe ndërkombëtarët me “vendosmërinë e tyre për dhunë”! Ose për të trazuar vendin mundësisht me ndonjë vrasje për ta kthyer si dikur “ark mortin në një simbol rrënimi dhe shkatërrimi” të shtetit! Mjerë ai individ që bie “theror” për të tillë monstra! Kujtojnë se të huajt do ti trajtojnë si dikur që i “çonin dorën e fitimtarit, më të fortit dhe më të egrit” si në ring! A do tolerohen në antikushtetueshmërinë e tyre bajate dhe akoma më shumë sot provokuese dhe rrënuese?

Do të ishte faj i madh! Sepse planet janë për një version ’97-të të dytë! Kryegangsteri politik atë po provokon dhe tenton të përsëritë! A do ta tolerojnë sërish? Nuk dua ta besoj, por dhe njëkohësisht dyshoj (sigurisht me shumë rezerva) në ndonjë skemë idiote krijimi zullumi politik në Shqipëri, nga ndonjë fuqi e huaj dhe ndonjë “mik” që sigurisht nxjerr përfitime rajonale dhe gjeostrategjike. Por gangsterët politikë nuk janë revolucionarë për ti pasur frikë! Ato duan copën e tyre, pasurinë, delirin e pushtetit dhe nuk kanë ideal! Nuk vdesin për liri, as për demokraci! Ato duan që shqiptarët të vriten mes tyre që gangsterët të kenë pushtet të pa merituar, prona dhe pasuri!

Nga Besi BEKTESHI