1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Rritje rekord e pagave në ndërtim!

Rritje rekord e pagave në ndërtim!

Pagat vazhduan rritjen konstante edhe përgjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, por ajo që bie më shumë në sy është se në sektorin e ndërtimit, pagat e punonjësve u rritën me 15% në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2023, duke arritur në 67 mijë lekë, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave.

“Rritja e pagave nuk ka ardhur për shkak të shtimit të inspektimeve nga Inspektorati i Punës, por si rezultat i kërkesës së madhe për punëtorë.

Tregu i ndërtimit po e vuan shumë këtë situatë, sepse kemi një ‘boom’ ndërtimesh, ndërkohë që numri i punëtorëve mbetet i kufizuar. Për këtë arsye, po importohen punëtorë nga vendet e treta, çka po përkthehet në kosto më të larta” – u shpreh eksperti i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu.

Por, një ndikim në rritjen e pagave në këtë sektor kanë patur edhe aksionet kundër informalitetit. Mungesa e fuqisë punëtore nuk pritet të sjellë vetëm një rritje të pagave për punonjësit e këtij sektori, por ndikon drejtpërdrejt edhe në rritjen e çmimit të apartamenteve për shkak të shtimit të kostove të ndërtimit.

“Sigurisht, ky faktor ka një peshë të konsiderueshme në çmimin e produktit final. Punonjësit e sektorit të ndërtimit po paguhen më mirë, çka rrit kostot dhe pasqyrohet në çmimin përfundimtar të shitjeve të apartamenteve” – tha eksperti Demirxhiu.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, përgjatë vitit të kaluar u dhanë rreth 1,336 leje ndërtimi, duke qëndruar në nivele të larta dhe bërë që kërkesa për fuqi punëtore të mbetet e lartë.