Pedagogia Iris Luarasi komentoi sondazhin e Barometrit në Euronews Albania ku nga muaji shkurt në mars, Enkelejd Alibeaj ka shënuar një rritje të pëlqyeshmërisë. Sipas saj diçka e tillë vjen si pasojë e figurave të tjera politike të cilat janë konsumuar dhe i kanë lodhur qytetarët.
“Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri që është i konsumuar politikisht dhe pastaj të mendosh që njeriu i pakonsumuar të jetë Berisha ose Meta.
Njeriu që është i pakonsumuar në këtë rast, që nuk ka pasur ndonjë post të rëndësishëm, në kuptimin që ti t’i bësh një analizë të mirëfilltë politike është zoti Alibeaj,” – u shpreh Luarasi.
Mendimi pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj është rritur nga 19.2% që ka qenë në shkurt në 24.1% në mars. Ndërsa mendimi negativ për PD e drejtuar nga Alibeaj është ulur nga 77% që ishte në shkurt në 72.4% në mars.