osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rriti një vajzë arabe, rrëfehet nëna shqiptare: Më shihnin shumë keq, babai im më la amanet kur…

Rriti një vajzë arabe, rrëfehet nëna shqiptare: Më shihnin shumë keq, babai im më la amanet kur…

Bedria, ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me kërkesën e vajzës së saj, Veronikës. Kjo e fundit ka një mesazh për të, por përpara se Bedria të dijë se kush qëndron pas ekranit, ajo rrëfen historinë e saj me vajzën.

Veronika është arabe, e lindur në Itali, ku edhe jetojnë dhe Bedria e ka marrë fare të vogël në familjen e saj, ku e ka rritur me shumë dashuri. Bedria rrëfen se Veronikën e ka dashur që në momentin e parë, por e ka ndierë paragjykimin në Shqipëri kur vizitonte vendin, ndryshe nga Italia.

Bedrie: Kur erdha në Shqipëri, më shihnin shumë keq, kudo që ikja, në autobus, në dyqan. Kurse babai im ishte 102 vjeç dhe më la një amanet e më tha që: “Këtë vajzë rrite e kthehu në vendin tënd”. Unë vajzën e rrita, por kur ishte 7 vjeçe u fut asistenca sociale. Donin ta merrnin, “ku është i ati, ku është e ëma, pse fle këtu?”, unë s’kisha dokumente. Nuk kam lënë psikologe të komunave, arrita dhe në gjykatë e i thashë: Çfarë po bëj? Po rris një fëmijë. Nuk është pasuria për t’i dhënë kësaj fëmije. Po i jap dashuri”. Të gjithë u trembën që do ta merrte asistenca sociale, unë i bëra shumë ballë, pa dokumente, vetëm me dashurinë dhe unë e kam sot 21 vjeçe. Jam shumë e lumtur me familjen. Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti kur i ke treguar Veronikës që nuk është vajza jote?

Bedrie: Ka qenë vetëm tre vjeçe.

Ardit Gjebrea: Aq e vogël?

Bedrie: Më thoshin të gjithë “mos i trego”, por unë nuk mbaj dot gjë, i dua drejt. Ishte tre vjeçe, e thirra te divani dhe i thashë” Veronika, unë jam mamaja jote, por nuk jam e vërteta. Mamaja e vërtetë quhet Nadia, por unë jam ajo që të kam rritur dhe unë do jem mamaja jote”. Ajo hyri në kuzhinë, qau dhe u kthye mbrapsht, m’u hodh në qafë. Që atë ditë ajo u rrit e lirë, sido që të flisnin njerëzit nga mbrapa, ajo e dinte të vërtetën dhe nuk i bënte përshtypje.

Pikërisht ky është edhe momenti kur Veronika shfaqet në ekran dhe Bedria nuk e pret aspak, por entuziazmohet thellësisht, duke treguar sërish sa të fortë e kanë lidhjen mes tyre.

Veronika: Ma…

Bedrie: Shpirt.

Veronika: Dua të të falënderoj që më ke rritur, edhe pse e sëmurë, kur të thoshin që duhej të rrije atje, ti ktheheshe gjithnjë në darkë në shtëpi që mos të më lije mua vetëm sepse isha shumë, shumë e vogël dhe të dua shumë.