Shkon në katër numri i efektivëve të mbetur të lënduar gjatë shpërthimeve të kapsollëve dhe mjeteve pirroteknike tek Kryeministria, që më tej vijuan në të njëjtën sjellje të militantëve dhe tek Parlamenti.
Njëri ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i kapsollës në kokë, dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Ndërsa siç Shqiptarja.com mëson, efektivi tjetër është goditur me mjete të forta në gjoks.
Të dy janë në Spitalin e Traumës pasi u transportuan me autoambulancë. Edhe dy policë janë plagosur nga lëndët plasëse por bashkë me ta edhe dy protestues.
Pra në total shkonj në gjashtë numëri i të plagosurve