osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëzohet padia e Ilir Metës! Prokuroria e Tiranës hedh në tualet kallzimin e të akuzuarit si spiun ndaj Autoritetit të Dosjeve

Rrëzohet padia e Ilir Metës! Prokuroria e Tiranës hedh në tualet kallzimin e të akuzuarit si spiun ndaj Autoritetit të Dosjeve

Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për disa vepra penale, të bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Ilir Metaj dhe materialit të ardhur nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar kallëzimin penal nr.11409 dt.06.09.2022”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas Prokurorisë, gjatë kësaj periudhe janë kryer verifikimet përkatëse që parashikon ligji proceduarial penal dhe që lidhen në rastin konkret me marrjen e deklarimeve përkatëse në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, të antarëve të AIDSSH-së ndaj të cilëve drejtohet ky kallëzim penal.

Prokuroria argumenton se kallëzuesi, Ilir Meta, ka paraqitur pretendimin e tij mbi rastin konkret, ashtu sikurse të kallëzuarit kanë parashtruar procedurën e ndjekur në një rast të tillë, por dhe procedurën që duhej të ndiqte kallëzuesi në një rast të tillë, ndonëse nga kallëzuesi është çmuar se veprimet e antarëve të AIDSSH-së janë kryer në kundërshtim me ligjin.

“Në vlerësimin tonë, nisur nga çka përmban kallëzimi penal nr.11409 viti 2022 dhe për më tëpër baza ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), bën të mosgjendemi para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, që lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale. Pra, ekzistojnë rrethana që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal, rrethana këto të parashikuara nga neni 290/1 germa “ç“ të K.Pr.Penale. Sa më sipër, në mbështetje të nenit 291/1/2 të K.Pr.Penale, më datë 21.09.2022 është vendosur mosfillim i procedimit penal”, njofton Prokuroria.