Rusia deklaron se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një aeroplan ushtarak ukrainas për të cilin thuhet se mbante një ngarkesë armësh të dërguar nga vendet perëndimore.
Sulmi ndodhi jashtë qytetit të Odessa në jug-perëndim të Ukrainës, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov. BBC nuk e ka verifikuar ende këtë informacion dhe nuk është e qartë nëse ka viktima.
Gjenerali Konashenkov pohoi gjithashtu se në 24 orët e fundit, njësitë ajrore ruse kishin goditur dhjetëra lokacione me një përqendrim të trupave ose pajisjeve ushtarake ukrainase.