Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pasi gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump. Ai u shpreh se çështja e Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet, ndërsa shtoi se tashmë ka ardhur koha që e njëjta gjë të ndodhë me rastin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ky i fundit mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020. Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për të dhënë dorëheqje më pas në vitin 2022 pikërisht për ta marrë rastin e Donald Trump.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1812887576321069445?