osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrezikohen mbi 500 zyrtarë të lartë me dosje në prokuroria: Ja si pritet të rihapen çështjet e bujshme nga SPAK!

Rrezikohen mbi 500 zyrtarë të lartë me dosje në prokuroria: Ja si pritet të rihapen çështjet e bujshme nga SPAK!

Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet që të shkaktojë tërmet në politikën shqiptare. Deri më tani askush nuk e besonte se SPAK do të ngrihej, por tashmë nuk ka asnjë pengesë. Më 11 dhe 12 dhjetor ngrihen KLGJ e KLP dhe këto organe do të emërojnë gjyqtarët dhe prokurorët që do të hetojnë të korruptuarit. Por kush rrezikon nga SPAK? Nga do të nisë puna? Të parët që rrezikojnë janë sigurisht ata që kanë çështje ende të hapura. Të gjitha dosjet që janë te Krimet e Rënda do të transferohen te SPAK.

Por të rrezikuar janë dhe ata pushtetarë që kanë pasur çështje në prokurori dhe hetimet janë pushuar. Gazeta tregoi pak ditë më parë se si kryeprokurorja Arta Marku nxori një udhëzim, ku ka kërkuar që të gjitha dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të rishqyrtohen dhe të ketë hetim pasuror për të akuzuarit. Në udhëzim është bërë e ditur se brenda 2 muajsh të gjitha dosjet që prokuroritë në vend kanë për afera korrupsioni duhet t’i dërgojnë pranë Krimeve të Rënda. Por kjo lëvizje duket se është një strategji e Markut për të dërguar pas hekurave të gjithë ata që i shpëtuan drejtësisë.

Me shumë gjasë në shkurt ose mars Krimet e Rënda do të shkrihen dhe sipas ligjit dosjet kalojnë te SPAK. Kjo do të thotë se të gjitha dosjet që do të grumbullohen për hetim pasuror do i kalojnë SPAK. Pritet që njësia e posaçme që do ngrihet te Krimet e Rënda të nisë hetim pasuror me disa prej dosjeve dhe pastaj kjo e drejtë i kalon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Ajo që e fakton akoma dhe më tepër se ky duket se është një plan i mirëmenduar që dosjet të kalojnë te SPAK, është se Marku ka urdhëruar grumbullimin e dosjeve që kanë të bëjnë me veprat penale që do hetojë SPAK.

Pra është kërkuar hetim disiplinor fiks për të gjitha veprat penale që janë në kompetencë të SPAK. Gazeta e tha pak ditë më parë se nga udhëzimi i Markut preken shumë zyrtarë të lartë, sidomos ish-ministra e ish-kryeministra. Që nga rruga Durrës-Kukës, afera e CEZ dhe shumë abuzime që janë bërë gjatë qeverisë së Berishës do kalojnë aty.

Të rrezikuarit

Gazeta pak ditë më parë tregoi të gjitha veprat penale për të cilat do ketë hetim pasuror. Sa i takon korrupsionit do ketë hetim pasuror për 21 vepra penale, ku përfshihen korrupsioni aktiv, pasiv, shpërdorimi i detyrës, abuzimi me tenderat, fshehja e pasurisë, etj. Gazeta ka bërë një bilanc të dosjeve të 6 viteve të fundit që kanë shkuar në prokurori kryesisht për korrupsion, shpërdorim detyre e fshehje pasurie. Vetëm KLSH dhe ILDKP kanë kallëzuar rreth 1.100 persona për fshehje pasurie e abuzime me detyrën.

Po ashtu për disa persona ka pasur dhe kallëzime penale nga ministri të ndryshme. Nëse shihen raportet vjetore të prokurorisë, në një mesatare rezulton se gati 50 për qind e padive të ILDKP dhe KLSH kanë përfunduar në gjykatë dhe të akuzuarit kanë marrë dënimin e merituar. Shumica që kanë shkuar në gjykatë janë njerëz të thjeshtë, ndërsa pushtetarët e lartë i kanë shpëtuar ndëshkimit. Pra bëhet fjalë për ish-ministra, ministra, deputetë, ish-deputetë, kryetarë bashkie, ish-kryetarë bashkie, etj.

Sipas statistikave në vitet e fundit rreth 500 persona janë kanë hedhur paq dhe prokuroria ka pushur hetimet për ta. Sipas udhëzimit të Markut, për këdo person që ka qenë në hetim do ketë hetim pasuror. Pra pritet që rreth 500 dosje të kalojnë automatikisht te SPAK. Kjo do të thotë se shumë emra të njohur mund të përfundojnë të pandehur.

Kliti Topalli