osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rreth 1 muaj në luftë me vdekjen, Fatos Nano del nga spitali

Rreth 1 muaj në luftë me vdekjen, Fatos Nano del nga spitali

Ish kryeministri Fatos Nano ka lënë spitalin pas afro 1 muaji ku ishte i shtruar pasi gjendja shëndetësore e tij është stabilizuar.

Nano ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Ai u shoqërua me ambulancën e spitalit privat.

Mësohet se ish kryeministri ndodhej që prej datës 24 gusht nën kujdesin e mjekëve në reanimacion. Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen. Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Fatos Nano e filloi karrierën e tij politike në vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatise vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër.

Pas dy muajsh ai u detyrua të jepte dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha dhe në zgjedhjet e 1998 ai bëhet sërish kryeministër. Nano rimori detyrën në vitin 2002 dhe në vitin 2005 doli nga skena politike.