osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrënimi i një shpelle hajdutësh/ LSI “tenxhere” bosh dhe e ndryshkur që po përdoret si “daulle” nga PD

Rrënimi i një shpelle hajdutësh/ LSI “tenxhere” bosh dhe e ndryshkur që po përdoret si “daulle” nga PD

Memo Aliaj

LSI nuk u krijua si parti, por si “tufë gjuetarësh”, me synimin për të mos dalë nga “pylli” i korrupsionit, të cilit Likja dhe Mona ia kishin parë hajrin, në vitet kur ishin familje deputetësh, minitrore e kryeministrore. Por që të krijosh “tufë gjuetarësh”, duhet të kesh “gjuetarë dhe zagarë”.

Në kohën kur u krjua “Tufa LSI”, në “xhunglën” korruptive PS kishte shumë “gjuetarë e zagarë” të tillë të pangopur, që ishin mësuar me “thela e kocka”, duke “gjuajtur e lehur” si ministra, zv/ministra, deputetë, drejtorë, kryebashkiakë, kryekomunarë, rektorë, pedagogë, ambasadorë e kryepolicië.

Të gjithë këta, të lënë pa “ushqim” nga “luani” Nano dhe “tufa” e tij e fuqishme, u bashkuan në një “tufë” tjetër, për të vazhduar “gjuetinë”. Të pamundur për të zaptuar krejt “pyllin” e korrupsionit vetëm, “Tufa LSI” nisi të ulte “veshët” e të lëpihej pas PD e PS, kur secila prej tyre bëhej “zot i pyllit” (pushtetit). Kjo i eci mbarë, mbasi PD dhe PS e konsideruan dhe e trajtuan LSI jo si parti, por si “tenxhere” të mbushur me “ushqim”, ku me “garuzhde” hanin dy agallarët Meta-Kryermadhi, me “lugë” hanin qehallarët ministra, zv/ministra, deputetë, drejtorë nëpër ministri e drejtori qendrore, ndërsa çfarë mbetej në fund të “tenxheres” e “ngjyenin me kafshatë” hyzmeqarët që vinin rrotull nëpër vende pune të nivelit të fundit!

Dy herë u vetë-përdor LSI si “tenxhere” nga PD dhe PS. Tani është “tenxhere” bosh! Dhe kur nuk ka “ushqim”, gjuetarët shkojnë në grup tjetër, ndërsa zagarët në tufë tjetër. Pas zbrazjes, “tenxherja” bosh e LSI po braktiset me shpejtësi si nga gjuetarët edhe nga zagarët. Kanë ikur e po ikin këshilltarë bashkiak, drejtues të njësive administrative të qeverisjes lokale. Pas deputetit Bitri të Fierit, po bëhet gati të ik deputeti Koka i Durrësit, i cili ka aq mendje, sa të kuptoj se nuk mund të qëndroj rrotull një “tenxhereje” bosh.

Po bëhet gati të ik edhe deputeti i Gjirokastrës Tavo, i cili si gjirokstratit ekonomiqar, nuk qëndron në “tava” ku nuk ka më “ushqim”! Rrotull “tenxheres” bosh të LSI, po qëndrojnë vetëm ata që sipas një fjale të urtë popullore, “po e pranove në tavolinë “atë”, të rrëmben gjithë “thelat”! Boshatisja dhe braktisja e masive që po i bëhet LSI e ka kthyer atë, në një “tenxhere” e cila nga ripërdorimi i keq, po dëmtohet rëndë. Gjendja e “tenxheres” LSI është katandisur deri në atë farë derexheje, sa nuk mund të kallajiset e të përdoret më, por ndoshta mund t’i hyjë në punë vetëm Artan Lames, për ta përdorur si… relike!