Nga E. Mezini
Por titujt kryesorë të medieve ndër vite në këtë ditë ka ndodhur dhe që kanë dalë të vërteta. Me shpresën se nuk do të bini pre e gënjeshtrave të dielën, shihni galerinë e lajmeve që kanë dalë të vërteta për 1 prillin.
Van Halen ka qenë një nga bandat rock më të njohura në 1985, kështu që lajmi i liderit të grupit David Lee Roth më 1 prill të atij viti se do të largohej nga banda nuk u morr seriozisht. Por ja që ishte ashtu.
Selena Quntanilla Perez u v.ra më 31 mars 1995, por dita pasardhëse ishte mjaftueshëm për të mos besuar vdekjen e saj miliona fansa. Madje patën nga ata që e akuzuan radion Keda-Am që dha fillimisht lajmin, për gënjeshtër.
Në 1 prill të 2004, Google bëri të ditur daljen e versionit beta dhe një shërbimi të ri emaili të quajtur, Gmail. Për shkak dhe të ditës kjo dukej si fantazi, sidomos fakti i të pasurit një hapësirë prej 1 GB në email, në një kohë kur shërbimet më të njohura Yahoo dhe Hotmail ofronin vetëm 2 MB dhe 4 MB përkatësisht./Naishtedikur.info