osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rrëfimi: Si u çuan studentët e Akademisë së Rendit të vrasin njerëz në Delvinë në vitin 1996 shefat e Berishës!

Rrëfimi: Si u çuan studentët e Akademisë së Rendit të vrasin njerëz në Delvinë në vitin 1996 shefat e Berishës!

Bajram Yzeiraj, ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës, ish-ministër dhe zëvendësministër, në një rrëfim në studion e Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ka folur për ngjarjet e vitit 1997 ku akademia ku përgatiteshin studentët u zhvendos në Delvinë dhe përpjekjet që u bënë për të shfrytëzuar këta student në shërbim të vendit.

“Në vitin 1997 unë isha pedagog në Akademinë e Policisë. Asokohe drejtuesi i Akademisë Hysen Arapi mbante qëndrime politike.

Në zgjedhjet e vitit 1996 u morën studentë nga Akademia për të ndihmuar policinë në nivel vendor. Ishte e vështirë për studentët sepse ishte një hap i madh nga shkolla në terren. Kur ata u kthyen më thanë:

“Profesor, kemi bërë diçka të keqe, na vret ndërgjegjja; kemi rrahur njerëz, kemi zhdukur kuti.” Bëhej fjalë për zonat Burrel, Milot, Laç, Rrëshen. Këtë ma thanë studentët e mi.

Pra, studentët kishin marrë kutitë e votimit në zgjedhjet e vitit 1996. Tjetër gjë iu mësuam atyre studentëve në shkollë për ligjet dhe tjetër gjë i detyroi sistemi të bënin.

Erdhëm në atë ditë ku, në vitin 1997, shkolla, me urdhër të organeve vendimmarrëse, u mor, u mashtrua, u gënjye nga ish-drejtuesi i shkollës.

Ai ishte një ushtarak politik dhe i çoi studentët në Delvinë të Gjirokastrës, dhe aty i vunë në formacion ushtarak me automatikë. Do të luftonin ca grupe njerëzish që iu kishin marrë lekë dhe armë dhe lëviznin nëpër Delvinë. P

ër fat, shefi i katedrës së kufirit asokohe, kur e kuptoi se si ishte e vërteta, e kundërshtoi gjeneralin Hysen Arapi. E kundërshtoi dhe i tha që prindërit na i kanë besuar studentët për t’i mësuar, jo për të luftuar vëllezërit e tyre. I tha studentëve që të hipnin në makinë me të.

Ai oficeri ishte një oficer shembullor sepse e kuptoi se si po gënjeheshin dhe arriti t’i kthente studentët në shkollë shëndoshë e mirë, sepse mund të ishte vrarë ndonjëri. Dhe ai oficer duhej të ishte dekoruar për atë që bëri.

Janë dekoruar njerëz që kanë djegur duke i quajtur pishtarë të demokracisë, ndërsa për oficerë të tillë nuk u kujtua askush. Duhet theksuar se akademia është një shkollë, nuk është municion rezervë, nuk duhet të përdoret”, tha Bajram Yzeiraj.