31 gushti i 1997 ishte një ditë e trishtuar për të gjithë kur u raportua se në tunelin Alma në Paris, makina me të cilën udhëtonte Lady Diana, së bashku me të dashurin e saj Dody Al-Fayed ka pësuar aksident, ku princesha e Wellsit humbi jetën dy orë më vonë në spital!
Një prej zjarrfikësve që shkuan menjëherë në vendngjarje ka rrëfyer për The Sun, se ‘zonja bjonde’ që ndodhej në sediljen e pasme nuk dukej e plagosur aq rëndë, pasi ajo i kishte sytë hapur, e madje ishte e vetëdijshme; sigurisht ato momente Xavier Gourmelon (zjarrfikësi) nuk e dinte që ajo zonjë ishte pikërisht Diana.
“E nxorra nga makina dhe i thash të qetësohej; i bëra masazh në zemër dhe ajo nisi të merrte frymë.
U gëzova shumë pasi në ato momente shpëtimi i një jete është gjithçka.
Të them të drejtën mendova se ajo po ia dilte.
Por dy orë më vonë mësova që kishte vdekur në spital; ishte tronditëse.
Por ajo kishte patur dëmtime të brendshme, i gjithë episodi është ende i gjallë në mendjen time.
Kujtimi i asaj nate do të mbesë gjithmonë me mua.
Nuk e dija që ishte princeshe Diana, vetëm kur e futën në ambulancë më thanë që ishte ajo”, ka rrëfyer zjarrfikësi Gourmelon.