Anëtari i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Daut Gumeni, ka rrëfyer përgjigjen që i ka kthyer një prej punonjësve të ministrisë së Drejtësisë.
Ai tha se arsyeja e telefonatës së bërë ishte pikërisht për të ditur se çfarë ishte bërë me dëmshpërblimet, por përgjigja nuk korrespondonte aspak me pyetjen.
“Mora në telefon tek ministria e Drejtësisë për të pyetur për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. U prezantova kush isha dhe ajo që m’u përgjigj në telefon dhe më tha: ‘Hala s’keni ngordh ju?’”, u shpreh Gumeni në emisionin ‘Studio e Hapur’.
s.a/dita