osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëfimi i gazetarit: Historia e deklaratës së Hajdarit se “ia fus plumbin në gojë Berishës” dhe xhelozia e Liri Berishës për Vjollcën, pasi i vajti Berishës në dhomë në 1 të natës

Rrëfimi i gazetarit: Historia e deklaratës së Hajdarit se “ia fus plumbin në gojë Berishës” dhe xhelozia e Liri Berishës për Vjollcën, pasi i vajti Berishës në dhomë në 1 të natës

Robert Papa ishte gazetar i njohur afër PD në vitet ’90. Në një rrëfim të gjatë pak vite më parë në Dita, Papa, i cili dikur ka drejtuar edhe një emision televiziv me dokumenta arkivorë të kohës së komunizmit, shkruante mbi raportet mes familjes Berisha dhe SHBA-ve:

“Në 1996-1997 e bija e presidentit të kohës, bashkë me të shoqin, shkoi në Uashington me një bursë studimi. Ajo qe martuar në korrik në ish-vilën e Enver Hoxhës.

Nga fundi i janarit, ajo u kthye të lindte në Tiranë. Njerez afër familjes thoshin se Berisha nuk pranonte dot që mbesa ose nipi i parë, të ishte nënshtetas amerikan. Babai i vajzës së sapolindur ishte në Uashington. Ai priste të shoqen të kthehej në SHBA, bashkë më vajzën ose vetem. Por amerikanët nuk i dhanë asaj më vizë.

Asokohe lajmet ata i prisnin në një vilë në Dajt, ndërkohë që në Vlorë kishte nisur rebelimi, protesta anti-qeveritare, dhe Tritan Shehut i kishte ndodhur ajo që i ndodhi në Lushnjë. A kanë ndopak mirënjohje ndaj Amerikës Argita dhe bashkëshorti? Sepse nga paratë e taksapaguesve amerikanë ata jetuan, sado pak, në Uashington…”

Historia e deklaratës së Hajdarit: Ia fus plumbin në gojë (dhe xhelozia e Liri Berishës)

Papa tregon për Azem Hajdarin dhe përpjekjet e amerikanëve në fillimin e viteve ’90 për të njohur personalitetin e tij:

“…Amerikanët e morën në një trainim të gjatë në fshatrat e Ajovës. Ishin katër të rinj, ndër ta Edmond Bushati, i cili kërkoi azil politik. Ishte dhe Eduart Selami. Azemi, kurrë nuk kishte qene komunist, nuk kishte hyrë kurrë në Bllok; nuk kishte udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk kishte lidhje krushqie as me struktura të shërbimit sekret në Jugosllavi.

Ishte i ri, por amerikanët e donin. Xhezi Helms, ikona e senatit, për Hajdarin fliste me respekt. Kjo do ta xhelozonte Berishën.

Hajdarit në vitin 1995 iu tha se Berisha levizte kundër linjës amerikane, në një takim ne New Jersey. Ai do deklaronte: “Nëse Berisha tradhëton çështjen tonë dhe Amerikën, unë ia derdh plumbin në gojë”. Kjo deklaratë u përcoll te Berisha, nga një punonjëse e Ambasadës shqiptare. U bë problem atëherë sepse kjo doli në orën 1 të natës nga dhoma e hotelit kur rrinte Berisha, pasi i kishte “spiunuar” të gjithë më shumë dashuri.

E shoqja e Berishës u mërzit aq shumë nga ajo vizitë në orë të pazakontë, sa nuk u pa thuajse fare, me liderin në ato ditë vizite në SHBA. Thuhej se qenë zënë keq. Më pas në çdo rrugetim të liderit jashtë, pyeste: Po Vjollca në ç’hotel do flerë?”.

“Baza e PD është pro-amerikane”

Gazetari që ka kaluar shumë vite të jetës së tij në SHBA, shtron disa herë pyetjen: “Kujt i intereson që PD-ja të dalë kundër SHBA-së, kur dihet se baza e saj është pro-amerikane me zemër?”. Ai jep një tjetër panoramë të raporteve mes PD dhe SHBA nga ato që i paraqiteshin publikut:

“Basha donte ta grackonte ambasadorin amerikan duke e futur ne zyrat e SHQUP-it kur PD sapo kishte hyrë në to. Ai është habitur kur ka hipur nga një deriçkë në cep të godinës. Pastaj, nga holli si han, ka hyrë në një korridor te errët ku vjen era urinë dhe mes ca dyerve me duroalumin ka hyrë në zyrën e Zerina Kukes. Një zyrë që ka aq shumë lagështi, myk, zymtësi. 2 milionë euro reklama kanë dalë nga ajo zyrë.

Basha improvizoi një zyrë takimi, por ambasadori do ketë qeshur me vete kur ka parë këto zyra pa kuptim e atë ndërtesë që nuk i shkon aspak një selie partie. Në raportet e tij, njofton Uashingtonin se i “ikuri” dhe taborri i tij po nxjerrin sërish ndjenjat e tyre anti-amerikane si më 1995.

Dikur Klinton dhe Senati, do i quante rrugeçër, paranojakët anti-demokratikë, anti-amerikane dhe anti-perëndimorë. Charls Uollsh, kreu i Agjencisë së Informacionit (por me gjasa shefi i CIA-s në Tiranë), dy herë personalisht ka shoqëruar në Rinas, Zef Brozin dhe Eduart Selamin, nga frika se do i ndalonin të dilnin nga Shqipëria.

Uollsh do siguronte strehim në SHBA edhe per guvernatorin Bankës Kombëtare, Kristaq Lunikun, pasi ai pranoi të depononte për gjithçka që dinte nga transaksionet e Berishës si me një Bankë Arabe, por edhe për vjedhjet e mëdha me firmat Piramidale. Uollsh do përdorte Gramoz Pashkon në tryezat e organizuara nga departamenti, sa herë duhej që zyrtarët amerikanë ta dëgjonin nga goja e Pashkos se: “Berisha është i çmendur dhe kriminel”.

Në ndihmë të Pashkos dhe kundër “diktatorit komunist” do ftohej Geri Kokalari, Eduart Selami, Zef Brozi, Sami Rrepishti, Nikolla Pano, Elez Biberaj dhe Janush Bugajksi”.