osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëfimi i Aleksandër Lalos: Si na survejonin me Françesk Radin, sepse imitonte Çelentanon

Rrëfimi i Aleksandër Lalos: Si na survejonin me Françesk Radin, sepse imitonte Çelentanon

Ashtu si edhe ikja e papritur, është gati e pabesueshme që koha ka fluturuar kaq shpejt pa Françesk Radin.

Mes këtij dyzimi, ëndrrës dhe zhgjëndrrës, është bashkëshortja e artistit, gazetarja e dashur Tefta Radi, por edhe kolegët e tij, që gati u duket se ai do të shfaqet në korridoret e Radio-Tiranës apo te kafja e zakonshme për të folur për muzikën, për problemet e përditshmërisë, por edhe për publikun, që te zëri dhe muzika e Françesk Radit gjetën një dritare për në Perëndim.

Për ta do të jenë të paharruara këngët “Adresa” e “Biçikleta”, deri te “Rroku i burgut”, “Ky fat na ra” etj.. Në datën 3 prill u mbushën dy vjet që ai është ndarë nga jeta. Ishte një ikje e paparashikueshme, në moshën 67-vjeçare, kur ai kishte ende shumë për të thënë përmes krijimtarisë së tij si kantautor, por edhe si kritik i muzikës. Si homazh për artistin vijnë kujtimet dhe emocionet e tre kolegëve të tij, kompozitorit të ndjerë Aleksandër Lalo, këngëtarit Sherif Merdani dhe kompozitorit Miron Kotani.

Sipas bashkëshortes së tij, Teftës, së shpejti do të botohet një libër për jetën dhe krijimtarinë e tij, pjesë e të cilit janë edhe kujtimet e kolegëve. “Libri do të jetë interesant. Franko e ka shkruar vetë historinë e tij, duke sjellë bukurinë e rinisë së viteve ’70, ëndrrat e tyre për të qenë të njëjtë si të rinjtë në Perëndim”, thotë Tefta Radi.

Për kompozitorin Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta në mënyrë po aq të beftë vetëm pak muaj pas Frankos, ky i fundit nuk imitonte Çelentanon dhe se ata që e pretendonin këtë ishin thjesht xhelozë. Për Sherif Merdanin, ai ishte jo vetëm artisti i paarritshëm i brezit të tij, por edhe miku i rrallë. Për Miron Kotanin, do të jetë mësuesi, njeriu i mirë, artisti për të cilin do të ketë gjithnjë diçka për të thënë.

ALEKSANDËR LALO

FRANÇESK RADI ISHTE NJË ARTIST I JASHTËZAKONSHËM, NJË ARTIST I VËRTETË

Bashkëkohës, kemi ndarë ëndrrat, dëshirat, thashethemet bashkë, gjithçka. Kemi shkëmbyer muhabete muzike. Unë si kompozitor dhe si mik i tij, por dhe si analist i kritikës. E kam njohur mbi 40 vite më parë që kur ishim studentë e mbetëm miq deri në fund. Kam punuar me Frankon edhe në Estradën e Shtetit në vitet ‘80 të shekullit të shkuar. E kishte shumë të vështirë të dilte si kantautor. Kemi bërë një luftë të madhe, duke thënë se Françesku nuk imiton Çelentanon.

Ka mjaft njerëz, zërat e të cilëve ngjajnë. Kur flet me ta në telefon, vështirë të dallosh njërin prej tjetrit. Kështu ndodh edhe me Frankon. Për hir të së vërtetës, ishim muzikantë e kompozitorë me prirje liberale, ndaj dhe survejoheshim. Edhe gjatë kohës që ishte në Fushë– Arrëz, takoheshim sa herë shkoja apo kthehesha nga Kukësi ku isha emëruar. Drekonim bashkë e bisedonim gjithçka. Po, ka qenë një djalë me kolonë vertebrore, ka ruajtur gjithmonë stilin e tij, qoftë nga pikëpamja profesionale, qoftë nga ajo njerëzore.

Është i papërsëritshëm në mënyrën se si ka shkruar këngët, sepse në zanatin tonë nuk ka nevojë të bësh çudi të madhe: nëse ajo që bën nuk ngjan me të tjerët, ka të bëjë me vlerat, me origjinalitetin. Franko ruajti gjithmonë stilin e tij, si nga pikëpamja profesionale, ashtu dhe ajo njerëzore. Është shumë origjinal dhe i papërsëritshëm nga mënyra e shkrimit të këngëve. Franko ndoqi stilin e tij dhe në tematikën e këngëve, duke shprehur dufet e tij dhe revoltën në mënyrë artistike. Temat e tij shoqëruan dhe i paraprinë kohës. Franko ka këngë të veçanta dhe këtë nuk e them si mik i tij, por si analist. Dallojnë këngët e tij. Në të gjitha kohët Françesku mbeti ai që ishte, modeli i artistit dhe njeriut, pa u qurravitur për hallet e tij, as në intervista e as publikisht.

Franko është ndër të paktët muzikantë konsekuentë në krijimtarinë e tij. Nuk e ka tradhtuar as veten dhe as fansat. Ka ardhur në ngjitje edhe pas viteve ’90. Ka ditur të ruaj bukur stilin e tij muzikor, ka ditur të ruajë harmoninë dhe të marrë me mjeshtëri motivet popullore nga të gjitha trevat dhe t’i sjellë të stilizuara si në muzikën e lehtë dhe në atë qytetare, në këngët e orkestruara me mjeshtëri prej tij. Ishte njeri i drejtë dhe larg servilizmave. Na iku edhe një muzikant i shkëlqyer. Një zë i veçantë me të vërtetë në muzikën shqiptare, jo thjesht për kompozimet e tija, për këngët e tija, por për një nga gjërat më interesante të tija, për mesazhet që përçoi me krijimtarinë e tij.

Françesku nuk ishte si të tjerët, e kërkonte motivin, e kërkonte fabulën. Brenda kishte një duf të fshehur diku, të shprehur me shumë zanat. Një zë tepër i rrallë. Asnjëherë nuk ka qenë e vërtetë se ky njeri ka imituar dikë.

Kurrë s’ka qenë e vërtetë. Këto janë thashethemet e njerëzve diletantë, e njerëzve të paformuar, e njerëzve xhelozë, egoistë. Franko pamjen e jashtme e kishte nga natyra, djalë simpatik, me atë kitarën, “stononte” shumë në atë kohë kur duheshin njerëzit fiks fare. Françesk Radi ishte një artist i jashtëzakonshëm, një artist i vërtetë.

Merdani: Ishte i pari që më priti pas burgut

SHERIF MERDANI

“Ai nuk ishte vetëm një këngëtar, kantautor, por ishte edhe miku im i madh. Është njeriu i artit, që më ka pritur i pari pas burgut, më ka përqafuar me një dashuri dhe me mall të jashtëzakonshëm. Ishim miq e takoheshim shpesh.

Diskutonim për muzikën aktuale, kujtonim rininë tonë, idhujt që kishim në atë kohë, unë Tom Xhons, të cilin përpiqesha ta shqipëroja, jo ta imitoja. Françesk Radi, miku im dhe kantautori i mrekullueshëm, kishte për ideal një Çelentano dhe ai e shqipëroi aq bukur, me aq origjinalitet dhe i dha vlera vetes. Franko ka adhuruar gjithçka të Çelentanos, kitarën, zërin, tekstet, muzikën, stilin. Nuk kishte rast që Franko gjatë netëve vallëzuese, argëtuese të mos këndonte këngët e tij.

Interpretimi i këngëve të Çelentanos nuk ishte kënaqësi vetëm e Frankos, por edhe dëshira e miqve apo e spektatorëve ku ai ndodhej. I mjaftonte kitara, pasi tekstet e këngëve të Çelentanos i njihte të gjitha, për të krijuar atmosferë të paharruar, spektakolare. Nuk mund të harroj kurrë vitin ’72, kur me dy këngët e tij të famshme “Adresa” dhe “Biçikleta”, ishte një surprizë e vërtetë, na befasoi të gjithëve, na vuri në garë, por ne nuk e arrinim dot.

Sepse Françesku jo vetëm që këndonte mrekulli, por kishte shkollën e muzikës, kishte një kulturë muzikore, një instrumentist virtuoz dhe të garoje me të ishte shumë e vështir. Rrallë bashkohet një muzikant, një këngëtar, një kantautor me njeriun e vërtetë. Ai ishte i mrekullueshëm. Zëri i tij ishte i ëmbël dhe i mrekullueshëm, do të jetë aktual gjatë gjithë kohës. “Muzika humbi një njeri të mrekullueshëm, shumë paqësor dhe të dashur. Humbi një artist të madh”.

MIRON KOTANI

Për Frankon do shkruhen e do botohen shumë, sepse do ketë gjithmonë diçka për të treguar. Do kemi gjithmonë për të zbuluar e mësuar të reja prej tij: diku një varg të pathënë, një melodi të patreguar, një këngë për të analizuar, një mbresë, një kujtim a ndodhi nga jeta e përditshme … Ishte dhe mbeti një artist i vërtetë i muzikës shqiptare, si kantautori më i spikatur i saj.

Ai ishte dhe mbeti pikë referimi si ikonë e rëndësishme e muzikës shqiptare (jo vetëm asaj të lehte si kantautor i suksesshëm, por dhe në disa zhanre të tjera, duke përpunuar shumë melodi të trevave shqiptare, si instrumentist e kitarist virtuoz, me një kulturë të gjerë muzikore, si dhe kontributin e tij të vyer në redaksinë muzikore në radio për zhvillimin e muzikës së lehtë shqiptare, kritikën muzikore etj….). Gjithmonë do kemi për të treguar diçka për Frankon. Sa shpesh takoheshim e diskutonim për problemet e artit. Nuk do t’i harroj kurrë të gjitha takimet tona. Për mikun tonë të mirë do kemi gjithmonë për të treguar për mirësinë që na falte të gjithëve, për mençurinë, zgjuarsinë e bujarinë e tij në thjeshtësinë deri në madhështi…

Shumë njerëz e krahasuan Frankon (për ngjashmërinë e timbrit ndoshta) me kantautorin e famshëm italian Adriano Çelentano, po për mua, për nga rëndësia dhe përmasat do ta krahasoja me Lucio Batistin (një artist që bëri epokë dhe vuri bazat e këngës moderne italiane). Të njëjtën gjë bëri dhe Franko në muzikën e lehtë tonën. Ai i dha një frymë të re e tingëllim modern muzikës së viteve ‘70, duke u bërë popullor dhe i dashur për njerëzit e publikun. Franko- ti ishe dhe mbete një kantautor brilant e i papërsëritshëm i yni! Ishe dhe mbete kantautori më përfaqësues i muzikës së lehtë shqiptare!

Për ty miku im Franko, do kemi gjithmonë për të treguar diçka, sepse ti na le gjithmonë diçka pa thënë. U largove shumë shpejt nga kjo jetë e kush e di sa melodi kishe për të na zbuluar, mësuar e kënduar. Sa mbresa, kujtime, nostalgji dhe emocione! Sa shumë diskutonim për problemet e artit muzikor në Shqipëri, për Festivalet e Këngës, për këngën tënde më të re, që me nxitim na i tregoje në studio për të marrë reagimet tona, me sa emocion e pasion flisje e tregoje për muzikën, për jetën tënde, koncertet, turnetë, shfaqjet brenda dhe jashtë Shqipërisë…

Me sa dashuri flisje për njerëzit dhe mikpritjen e tyre! Artist në shpirt dhe në jetë! Nuk do të të harroj kurrë Franko, miku im i mirë! Fat që u rrita në epokën tënde dhe të njoha nga afër, i paharruari, i shtrenjti miku im, i mrekullueshmi kantautor i muzikës sonë, Françesk Radi! Tani që po shkruaj këto radhë e kam shumë të vështirë, pasi ndiej mungesën e një miku, të fjalës e muzikës tënde Franko, që u bënë pjesë e udhëtimit të jetës. Kemi shumë për të thënë për ty Franko.

Gjithmonë do ketë diçka për të zbuluar në krijimtarinë e pasur që na le si trashëgimi. Një dokumentar, dy-tre, do pasojnë plot të tjerë, sepse për ty gjithmonë do kemi diçka për të thënë, për të mësuar, për të nxënë. Arti që bëre ishte i madh me këngë të pavdekshme në muzikën shqiptare. Faleminderit mik! Muzika po nis dhe nuk ndalet. I tillë është arti, i bën njerëzit të pavdekshëm. Nis fërshëllej këngën “Pseudodemokrati”, një perlë e muzikës shqiptare, që vetëm ti i madhi Franko guxove të na e tregosh e të na mësosh në çdo kohë.

Pastaj me radhë: “Ky fat na ra”, “Fli e vuajtura ime”, “Një nënë, koha, fëmijët dhe unë”, “Rroku i burgut”, “Zemër e lodhur”, “Adresa”, “Biçikleta”, “Humba Pranverën”, “Telefonatë zemrash” e sa të tjera…. Për ty do kemi gjithmonë diçka për të thënë, për të lexuar, treguar dhe kënduar… Një vlerë të madhe Franko ka si interpret i mirëfilltë, pasi nuk ishte vetëm kantautor, por dhe një këngëtar i njohur. Janë të shumta interpretimet e tij mes kompozimeve të shumta të kompozitorëve shqiptarë. (Kjo vlen të përmendet për t’u shënuar, pasi nuk përmendet shpesh).

Gjithashtu, Franko dha një kontribut të çmuar në fushën e kritikës në artin muzikor shqiptar me shkrimet e tij të shumta në median e shkruar, por dhe në intervistat dhënë medias televizive. Ai asnjëherë nuk u pajtua me fenomenet negative të kohës, përkundrazi, e ngrinte zërin kur diçka e shqetësonte dhe ishte një nga zërat e paktë që dha kontributin e tij në këtë drejtim.

Me emisionet e shpeshta që drejtonte në Radio–Tirana, ai fitoi zemrat e publikut shqiptar që tashmë e ndiqte jo vetëm nëpërmjet këngës, por dhe zërit e mendimeve të tij. Shumë të paktë janë njerëzit që mbesin të pavdekshëm nga kjo jetë. Ti je njëri nga ata, Franko. Faleminderit mik! I përjetshëm je mes nesh! Me respekt përulem e me mirënjohje!